Flash

Separatistët afër pushtetit në Katalonjë

Lapsi.al 22 December 2017
Separatistët afër pushtetit në Katalonjë

Separatistët katalanë janë gati të fitojnë pushtetin në rajonin e pasur spanjoll, pasi zgjedhjet rajonale e përballin me pengesë të ashpër kryeministrin spanjoll, Mariano Rajoy dhe liderët evropianë që e mbështetën atë.

Pasi janë numëruar gati të gjitha votat, zyrtarët kanë thënë se partitë separatiste kanë fituar një shumicë elementare në parlamentin e Katalonjës.

Ky rezultat tregon se mund të vazhdojnë tensionet politike, të cilat kanë dëmtuar ekonominë e Spanjës.

Rajoy, i cili ka kërkuar zgjedhje pas shkarkimit të qeverisë së kaluar, ka shpresuar në atë që ka thënë “shumicë të heshtur”, e cila do të kundërshtonte separatizmin përmes votës.

Rezultati i papritur krijon situatë për kthimin në fuqi të presidentit të shkarkuar të Katalonjës, Carles Puigdemont, i cili ka bërë fushatë nga Brukseli.

Prokurorët shtetërorë e kanë akuzuar atë për kryengritje, duke e përballuar me arrestim në rast se kthehet në Spanjë.

“Shteti spanjoll është mundur”, ka thënë Puigdemont përmes një fjalimi televiziv.

“Rajoy le të ndryshojë mënyrën e qeverisjes ose ne do ta ndryshojmë shtetin”, ka shtuar ai.

Të këshilluara

FOTO TE RRALLA/ Ky peshkaqen është 512 vjeç

Një studim i përbashkët mes shkencëtarëve danezë, anglezë dhe kinezë ka arritur në përfundimin se peshkaqenët e Greenlandës janë vertebrorët më jetëgjatë në pla...

22:29

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI