Flash

Reagim i fortë i Trump për votat në OKB/ A ishte një gafë vendimi i Ramës dhe Bushatit?

Lapsi.al 22 December 2017
Reagim i fortë i Trump për votat në OKB/ A ishte një
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsëritën deklaratën e fortë, gati një kërcënim, për 128 vendet që votuan pro rezolutës së Turqisë dhe Jemenit në OKB. Pas votimit, ambasadorja e SHBA në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley tha se “Amerika do ta vendosë ambasadën në Jeruzalem. Asnjë votë në Kombet e Bashkuara nuk mund ta ndryshojë këtë. Por kjo votë do të bëjë një ndryshim sesi amerikanët e shohin OKB-në, dhe sesi ne i shohim vendet që nuk na respektojnë”. Deklarata e ambasadores Nikki Haley ishte e drejtpërdrejtë për vendet që nuk e respektuan SHBA. Në këtë grup tani përfshihet edhe Shqipëria, me vendimin që mori qeveria për të votuar rezolutën anti-Trump. Ambasadorja amerikane në OKB falenderoi 65 vende që respektuan vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur ambasadën e saj në Jeruzalem. Të paktë ishin ata që votuan kundër rezolutës, por shumica e vendeve abstenuan duke mos shfaqur asnjë qëndrim armiqësor ndaj Trump. Ndryshe nga këta, Shqipëria iu bashkua vendeve me qëndrimin e prerë duke votuar pro rezolutës dhe kundër amerikanëve. Qëndrimi i qeverisë shqiptare nuk u konsultua më herët me forcat e tjera politike. E vetmja deklaratë e Ministrit tonë të Jashtëm, Ditmir Bushati ishte në parlament, kur ai tha se qëndrimi i Shqipërisë është i njehsuar me atë të vendeve të Bashkimit Europian. “Qëndrimi i qeverisë shqiptare në këtë rast është ai qëndrim i pandryshuar ndër vite, i reflektuar tek vota jonë në OKB, në linjë me qëndrimin e Bashkimit Evropian” u shpreh Bushati. Por të mërkurën, në një konferencë për mediat, Donald Trump ishte shumë i qartë, gati kërcënues me fjalët e tij për vendet që do të votonin pro rezolutës. “Për të gjithë ata shtete që përfitojnë nga paratë tona dhe votojnë kundër nesh. Ata marrin qindra miliona dollarë, madje biliona dollar dhe votojnë kundër nesh” tha Trump. “Ne do t’i shënojmë ato vota. Le të votojnë kundër nesh. Do të kursejmë shumë para. Nuk ka rëndësi për ne” tha ai duke lënë të kuptohet se SHBA do të kursehet me ndihmën që i jep vendeve në nevojë. Nismëtar i rezolutës ka qenë presidenti turk, Taip Rexhep Erdogan, i cili flakë për flakë iu përgjigj kërcënimit të Trump. “Zoti Trump, nuk mund ta blesh vullnetin demokratik të Truqisë me dollarët e tu” u shpreh Erdogan në një fjalim në Ankara. “Unë shpresoj dhe pres që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të kenë rezultatin që shpresojnë nga OKB dhe bota do t’i japë një leksion të mirë Shteteve të Bashkuara” tha Erdogan. Rezoluta që dënon vendimin e Trump për zhvendosjen e ambasadës amerikane në Jeruzalem, ishte një propozim i Turqisë, në Samitin e Organizatës për Bashkëpunimin Islamik dhe Jemeni, në Grupin Arab në OKB. Para votimit, Nikki Haley iu drejtua 193 vendeve të OKB-së me një letër ku sqaronte se administrata Trump “thjesht po kërkon mirënjohje për miqësinë historike, partneritetin dhe mbështetjen që ju kemi dhënë dhe që ta respektoni vendimin tonë për ambasadën tonë”. Siç duket, me votimin e OKB, Shqipëria për herë të parë në këto 27 vjet, me një vendim shtetëror e mohoi këtë mirënjohje ndaj SHBA.© Lapsi.al

Të këshilluara

Një shqiptar nga Kosova humb jetën në Siri

Humb jetën një tjetër shtetas i Kosovës në Siri. Mediat kosovare raportojnë se ky person është nga fshati Palabardh i komunës së Gjakovës. Familjarët tashmë jan...

08:31

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI