Flash

'Jeruzalemi'/ LSI akuza qeverisë: Ishte votë kundër SHBA dhe kundër Kosovës

Lapsi.al 22 December 2017
'Jeruzalemi'/ LSI akuza qeverisë: Ishte votë kundër

LSI ka dalë kundër qeverisë për votën e qeverisë shqiptare në OKB për statusin e Jerusalemit kundër SHBA.  Ish-ministrja e Integrimit, deputetja e LSI Klajda Gjosha deklaroi sot se vota kundër SHBA është votë kundër Kosovës dhe se ky vendim i qeverisë ishte i pakonsultuar me Kuvendin dhe Presidentin.

“Vota dje e Shqipërisë mbi statusin e Jerusalemit ishte në mënyrë demonstrative një votë kundër aleatit më të rëndësishëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve, një votë kundër SHBA-ve. Shqipëria dhe shqiptarët në fakt nuk kanë votuar kundër SHBA-së. Është vetëm qeveria ajo që bart këtë votë të rëndë mbi supe dhe këtu është ndarë qëndrimi qytetar me qeverinë. Vota e qeverisë kundër SHBA-së ka shënuar në mënyrë të paprecedentë edhe një  votë kundër Kosovës.  Në një vendim kaq të rëndësishëm nuk ka pasur asnjë konsultim. Sjell në vëmendjen tuaj se edhe vende anëtarë të BE-së, Kroacia, Hungaria, Rumania, Polonia kanë abstenuar në votën e tyre ndaj rezolutës së OKB-së. Ndaj është për të ardhur keq edhe keqpërdorimi që  i është bërë vetë BE-së duke e përdorur atë si një mburojë për votën kundër aleatit tonë strategjik” - tha Gjosha.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI