Flash

Ish-deputetja e PD: Arta Marku do të jetë kryeprokurore për 7 vitet e ardhshme

Lapsi.al 22 December 2017
Ish-deputetja e PD:  Arta Marku do të jetë kryeprokurore për 7

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda vlerëson maksimalisht integritetin dhe aftësitë profesionale të Kryeprokurores së re, Arta Marku.

Në një intervistë për “Panorama”, Deda shpjegon lidhjen familjare me Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme duke nënvizuar se Arta Marku është investim dhe përzgjedhje e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ish-deputetja shpjegon se është në mbështetje maksimale të aksionit të opozitës dhe Partisë Demokratike, por thekson se asnjë drejtues i lartë demokrat nuk ka përfolur anën profesionale të Kryeprokurores së re.

“Një gjë duhet të them me bindje, se kryeprokurorja e re Arta Marku nuk është prurja apo investimi politik i Edi Ramës. Arta është një investim dhe përzgjedhje e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ka kryer shkollime dhe specializime në SHBA në shërbim të formimit të saj profesional dhe duke vlerësuar integritetin e treguar në detyrat që ka mbajtur, edhe është mbështetur nga SHBA në marrjen e kësaj detyre. Jam tërësisht e bindur se Edi Rama nuk përzgjidhte kurrë një njeri, familja e së cilës ishte me bindje të djathta. Por, siç e theksova edhe më sipër, Marku ka qenë përzgjedhja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të formimit dhe integritetit të lartë profesional që ajo ka treguar. Kam bindjen se Arta Marku do të vijojë të jetë Prokurore e Përgjithshme e Shqipërisë në 7 vitet e ardhshme. Brenda pak kohe të ushtrimit të detyrës së saj, Arta ka për të treguar aftësitë e saj profesionale, çfarë do të krijojë bindjen se ajo është njeriu i duhur në krye të organit të akuzës.” – shpreh Deda.

 

Të këshilluara

Një shqiptar nga Kosova humb jetën në Siri

Humb jetën një tjetër shtetas i Kosovës në Siri. Mediat kosovare raportojnë se ky person është nga fshati Palabardh i komunës së Gjakovës. Familjarët tashmë jan...

08:31

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI