Flash

I riu shqiptar në Francë, reagon MPJ: Tentoi të vetëvritej në qendrën e azilantëve

Lapsi.al 22 December 2017
I riu shqiptar në Francë, reagon MPJ: Tentoi të vetëvritej

Ministria e Jashtme ka reaguar për të riun shqiptar Florenc Beqiraj, i cili ndodhet i shtruar në një spital në Francë, në gjendje të rëndë për jetën. Në deklaratën e MPJ nuk thuhet se shtetasi shqiptar të ketë ndērruar jetë sikundër u raportua gjatë ditës në media, por që ndodhet në gjendje të rëndë në koma. Sipas MPJ, 23 vjeçari ka tentuar të vetëvritet në një qendër të grumbullimit të azilantëve. Më poshtë deklarata e plotë.

Shtetasi shqiptar Florenc Beqiraj, lindur më 27.09.1994, ndodhet që prej datës 15 dhjetor 2017 në spitalin Nord të Marsejës, pavijoni i reanimacionit Léon, në gjendje kome për shkak të mosfunksionimit të pjesës më të madhe të trurit, pothuajse pa asnjë shpresë për të jetuar. Pacienti mbahet në jetë nëpërmjet makinerive të asistencës vitale.

Nga informacionet e deritanishme Sherbimi konsullor pranë Ambasadës tonë në Francë, është informuar nga burime të autoriteteve policore, se kjo situatë ka ardhur si pasojë e një tentative për vetëvrasje (me varje), që shtetasi në fjalë ka kryer gjatë qëndrimit të tij në qendrën e grumbullimit të personave pa dokumente, në Marsejë.

Sidoqoftë, për momentin nuk ka një version zyrtar të ngjarjes, të konfirmuar nga organet hetimore e gjyqësore, duke qenë se hetimet ende nuk kanë përfunduar.

Shërbimi konsullor, që në datën 15 dhjetor 2017,ka qenë në mënyrë të pandërprerë në kontakt me spitalin, familjarët dhe me autoritetet që po merren me hetimet. Dje, pranë pacientit u paraqit i ati. E verteta eshte qe perfaqsia shqiptare ne France ka qene ne kontakt te panderpre me autoritetet Franceze.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI