Flash

Gjyqtari i 340 milion lekëve kërkon lirinë: Kam tumor në kokë!

Lapsi.al 22 December 2017
Gjyqtari i 340 milion lekëve kërkon lirinë: Kam tumor në

I burgosur prej dy muajsh nën akuzën e korrupsionit, gjyqtari Shkëlqim Miri, të cilit iu gjetën 340 milion lekë në shtëpi ka kërkuar sërish lirinë në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Miri pretendon se është i sëmurë nga një tumor, ndaj ka kërkuar të lirohet, duke deklaruar se i rrezikohet jeta në qelinë e burgut. Kërkesa është depozituar nga Ardian Visha, avokati mbrojtës i gjyqtarit, i cili shprehet se, "gjyqtari Miri është në gjendje të rëndë dhe tashmë është shtruar në një spital privat", shkruan shqiptarja.com. Për këtë arsye, Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar dy ekspertët për të vlerësuar gjendjen e tij shëndetësore. Ekspertët e mjekësisë ligjore kanë kërkuar edhe një javë kohë për të kryer ekzaminimet për gjyqtarin Shkëlqim Miri. Gjyqtari i gjykatës së Apelit në Tiranë u arrestua në 10 nëntor me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv. Prokuroria kishte vënë në hetim gjyqtarin pas dyshimeve se kishte marrë ryshfet 20 mijë euro për të liruar nga burgu Gentjan Dodën, i dënuarin për dy vrasje në vitin 1997. Vetë gjyqtari ka deklaruar se paratë ishin një pjesë të një të afërmi për blerjen e një prone dhe pjesa tjetër për mbulimin e kurimeve për shkak të tumorit në tru.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI