Flash

Zbulohet biseda e Donald Lu me Arta Markun, përmendet edhe Saimir Tahiri

Lapsi.al 21 December 2017
Zbulohet biseda e Donald Lu me Arta Markun, përmendet edhe Saimir Tahiri

Në takimin me Arta Markun, Donald Lu duket se ka qenë i drejtpërdrejtë me porositë e tij, kur ka kërkuar hetimin e politikanëve të lidhur me krimin. Sipas raportimit të Neës24, që ka nxjerrë detaje të bisedës mes ambasadorit amerikan dhe kryeprokurores, në takim është përmendur edhe Saimir Tahiri.

Burime kanë thënë për Neës24 se “ambasadori amerikan kërkoi nga Arta Marku hetimin e personave të lidhur me krimin dhe Saimir Tahirin”.

Veç të tjerave Lu kërkoi që kryeprokurorja të punojë e pavarur, duke i dhënë porosi “të nxisë shënjestrimin e korrupsionit në nivele të larta” dhe të “nxisë shënjestrimin e kriminelëve dhe politikanëve të lidhur me ta”.

Ky ishte takimi i parë i ambasadorit amerikan me Arta Markun, e cila u zgjodh me 69 vota pro nga deputetët e Partisë Socialiste dhe u përshëndet menjëherë nga ambasada amerikane.© Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI