Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Vota sot në OKB, Shqipëria mes presionit të Trump dhe Erdogan

Lapsi.al 21 December 2017
Vota sot në OKB, Shqipëria mes presionit të Trump dhe Erdogan

Presidenti Donald Trump ka qenë i qartë me shtetet që përfitojnë fonde nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që do të votojnë pro rezolutës në OKB. Rezoluta është kundër vendimit të Shteteve të Bashkuara për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Niki Haley, ambasadorja e SHBA në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, përmes një letre dërguar shumicës së 193 vendeve la të kuptohet se do të ketë një kundërpërgjigje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shtetet që votojnë pro rezolutës, shkruan AFP. Ajo tha se Trump i kërkoi të shpërndajë një mesazh për vendet që “do të votojnë kundër nesh”, duke theksuar se SHBA, “do t’i mbajë shënim emrat e tyre”.

Në prononcimin e parë dhe të vetëm për këtë çështje, Ministri ynë i Jashtëm Ditmir Bushati tha se qëndrimi i Shqipërisë nuk ka ndryshuar, duke lënë të kuptohet se vendi ynë do të votojë pro rezolutës, pra kundër vendimit të Trump.

“Qëndrimi i qeverisë shqiptare në këtë rast është ai qëndrim i pandryshuar ndër vite, i reflektuar tek vota jonë në OKB, në linjë me qëndrimin e Bashkimit Evropian” u shpreh Bushati. Por Shqipëria është pjesë e Organizatës për Bashkëpunimin Islamik, e cila ka iniciuar rezolutën në fjalë. Në mbledhjen e fundit të OBI, ambasadori shqiptar ishte i pranishëm.

Trump shtoi presionin ndaj vendeve që përfitojnë nga ndihma e SHBA ditën e mërkurë, kur iu tha gazetarëve.

“Për të gjithë ata shtete që përfitojnë nga paratë tona dhe votojnë kundër nesh. Ata marrin qindra miliona dollarë, madje biliona dollar dhe votojnë kundër nesh” tha Trump. “Ne do t’i shënojmë ato vota. Le të votojnë kundër nesh”. “Do të kursejmë shumë para. Nuk ka rëndësi për ne” tha ai duke folur për ndihmën që SHBA i jep vendeve në nevojë.

Presidenti turk, Taip Rexhep Erdogan iu përgjigj një ditë më pas me akuzën se SHBA po e blen mbështetjen në këmbim të ndihmave për vendet e huaja.

“Zoti Trump, nuk mund ta blesh vullnetin demokratik të Truqisë me dollarët e tu” u shpreh Erdogan në një fjalim në Ankara. “Unë shpresoj dhe pres që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të kenë rezultatin që shpresojnë nga OKB dhe bota do t’i japë një leksion të mirë Shteteve të Bashkuara” tha Erdogan.

Rezoluta që votohet këtë të enjte, është iniciuar nga Turqia, në Samitin e Organizatës për Bashkëpunimin Islamik dhe Jemeni, në Grupin Arab në OKB. Parashikimet janë që të paktën 150 vende do të jenë në favor të rezolutës kundër vendimit të Trump, shkruan AFP.

Në letrën e ambasadores amerikane thuhej se administrata Trump “thjesht po kërkon mirënjohje për miqësinë historike, partneritetin dhe mbështetjen që ju kemi dhënë dhe që ta respektoni vendimin tonë për ambasadën tonë”.© Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI