Flash

Vëzhgim/ LSI mes turpit të Borës dhe gjakut të Floidës

Lapsi.al 21 December 2017
Vëzhgim/ LSI mes turpit të Borës dhe gjakut të Floidës

Pak ditë më parë gjatë demonstratës së egër para parlamentit një nga deputetet e reja të LSI-së Floida Kërpaçi (majtas në foto), pretendoi se u gjakos në përleshje me policinë. Ajo s’la ekran pa treguar bluzën e saj të skuqur nga dhuna e shtetit dhe rrëfeu gjithë pathos në emisionet e darkës dorën e saj të fashuar nga përfaqësuesit më të errët të një shteti të kapur nga narko trafiku.

Më pas edhe Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i përligji ulërimat e saj “B…q” për kryeministrin dhe çizmet e hedhura në drejtim të tij me indinjatën e një nëne që kish parë se si i dhunonin të bijën.

Në fakt atë ditë edhe nëna edhe bija pretenduan se po luftonin për kushtetutën e vendit dhe për moskapjen e saj nga regjimi i narkotrafikut dhe i oligarkëve.

Por nuk kaluan as tre ditë dhe socialistët e Ramës në parlament u shndërruan në socialistë engjëj në bashki. LSI-a huazoi një përfaqësuese të denjë të “kultit të rinisë” që veneron kjo parti, si një ushtare me qera për Erion Velinë. Dhe me votën e një vjaze afërsisht në të njëjtën moshë me Floidën, Bora Panajotit (djathtas ne foto), “Lali Eri” e kaloi edhe këtë radhë buxhetin e Bashkisë. Mund të jetë rastësi mund të thotë ndokush që Bora Panajoti, këshilltare e LSI, votoi pro kundërshtarëve socialistë. Po kjo mundësi po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u besuar po të mendohet se ky është rasti i katërt që “Lali Eri” fiton betejat e parlamentit lokal me votat e huazuara nga teta Monika (shiko shkrimin poshtë). Kjo shfaqe është bërë e tepërt.

Sepse më me lehtësi mund të besohet se si Floida po ashtu edhe Bora të kenë marrë të dyja urdhër të bëjnë sjelljen që bënë. Ato po përdoren të dyja si marioneta nga e njëjta dorë, që të parës i ka caktuar rolin e heroinës së përgjakur, kurse tjetrës atë të tradhëtares që duhet përbuzur.

Por fatkeqësisht, të dyja, si anë të së njëjtës medalje janë dëshmia më e freskët se çdo të thotë të jesh i ri tek LSI-a. Do të thotë t’i shërbesh një politike që s’ka parime por vetëm interesa, pavarësisht se roli që të bie në pjesë është ai i të përgjakurit apo ai i të përdalit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI