Flash

Tre kilogram kokainë në çantën e shkollës, pranga fëmijës shqiptar në Itali

Lapsi.al 21 December 2017
Tre kilogram kokainë në çantën e shkollës, pranga

Dy adoleshentë me orgjinë shqiptare habitën policinë e Breshias në Itali, pasi u kapën me 3 kilogram kokainë në çantën e tyre të shkollës. Sipas policisë 14-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, mbante në çantë 3 kilogramë kokainë dhe pas kontrolleve iu gjet kokainë edhe në shtepi. Operacioni u zbulua nga Policia e Breshias, e cila zbuloi në total 15 kilogram lëndë narkotike e dyshuar si kokainë.

Në përfundim të operacion ranë në pranga dy persona, të dy me orgjinë shqiptare. Droga e sekuestruar sipas llogaritjeve që bëri policisë italiane kap vlerën e 4 milion eurove, nëse do të hidhej në treg. Nëntë kilogramë të tjera kokainë u gjetën në shtëpinë e të miturit. Një pjesë e kësaj, rreth 3 kg, mbaheshin edhe në çantën e shkollës, në të cilën, në vend të librave, kishte sajuar mbajtësen e drogës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI