Flash

Sherri në Dibër/ Polici vret kolegun me armën e shërbimit

Lapsi.al 21 December 2017
Sherri në Dibër/ Polici vret kolegun me armën e shërbimit

Policia jep detaje mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur rreth orës 19:10 në Dibër ky dy efektivë policie janë përplasur me armë. Mësohet se autori është Naim Muliu, 55 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë Ndihmës-Specialist në Seksionin e Teknologjisë dhe Përgjimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër. Duke u kthyer së bashku me mjetin e policisë nga një shërbim pune nga Maqellara për në Peshkopi ai është konfliktuar A.R., specialist i IT, (punonjës civil në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër). 55-vjeçari ka përdorur armën e punës në konflikt.

Fillimisht i plagosuri u dërgua në Spitalin e Peshkopisë. Një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes u nis për ta përcjellë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar, por ai ndërroi jetë 1 orë më pas. Autori i dyshuar është arrestuar. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. Në drejtim të Dibrës është nisur menjëherë Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit së bashku me një grup specialistësh. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI