Flash

Oferta e Athinës, kjo është mënyra për të marrë një pasaportë greke

Lapsi.al 21 December 2017
Oferta e Athinës, kjo është mënyra për të

Tregu i pasurive të paluajtshme në Greqi gjatë muajve të fundit ka regjistruar një rritje të ndjeshme të interesit të individëve nga dy grupe kryesore kombësie: atyre nga Rusia dhe nga Kina.

Një nga investitorët është edhe George Kachmazzov, shefi ekzekutiv i një platforme real-estate, i cili po blen shumë prona në Athinë. Së fundmi, Tranio.com ka blerë një ndërtesë në kryeqytetin grek dhe është në negociata për blerjen e pesë të tjerave, për t’ua shitur më vonë investitorëve ndërkombëtarë.

Për Kachmazov, oferta e shitjes është e qartë: të blesh prona në Greqi mund t’i japë një investitori një të ashtuquajtur “viza të artë” në vend, e cila i lejon hyrjen në pjesën më të madhe të Europës.

Gjithashtu, tregu i pasurive të paluajtshme në Greqi pritet të ringrihet, duke bërë që blerësit të fitojnë para nga transaksioni i tyre.

“Tregu në Greqi është një nga të paktët në Europë që nuk është rimëkëmbur pas krizës ekonomike të vitit 2008”, thotë Kachmazov, i cili shprehet se çmimet në Spanjë, Portugali, Irlandë, Portugali, Poloni dhe Hungari po i drejtohen niveleve para krizës, për shkak se në Europë ka likuiditet të lartë.

Të dhënat e Bankës së Greqisë tregojnë se çmimet e apartamenteve mbi 5-vjeçare në Athinë ranë me 45% nga Qershori i 2008-ës në atë të 2017-ës. Me një çmim mesatar për metër katror në rreth 2846 euro, gati 1 mijë euro më i ulët se në Portugali, Greqia është vërtetë tërheqëse për blerësit.

Teksa investitorët kryesorë mbeten rusët, ka edhe plot kinezë, turq e arabë që duan të përfitojnë nga hyrja e lirë në zonën Schengen të Bashkimit Europian.

Skema për lejeqëndrimin për investime, nis nga çmimi 250 mijë euro, ndërsa në Portugali kërkohet një investim prej të paktën 350 mijë eurosh, kur një pronë është mbi 30-vjeçare.

Nga viti në vit, kërkesat për prona në Greqi nga blerësit kinezë u rritën me 159% për tremujorin e tretë dhe lejeqëndrimi është pikërisht arsyeja kryesore për të investuar.

Nga viti 2013, deri në Tetor 2017, Greqia dha 2053 viza të arta, ku investitorët kinezë përbënin 43% të tyre. Në vendin e dytë renditen rusët me 18.6%, ndjekur nga fqinji Turqia me 8.4%. Nga ky program vizash Greqia ka mbledhur rreth 513 milionë euro në investime të huaja.

Sakaq, firmat ruse dhe kineze të real estate shprehen se hapi i radhës është marrja pjesë në ankandet e bankave, për të blerë pronat direkt prej tyre. /Scan

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI