Flash

Nisin gjyqet për protestën e opozitës në parlament

Lapsi.al 21 December 2017
Nisin gjyqet për protestën e opozitës në parlament

Filloi sot seanca e parë gjyqësore për disa nga protestuesit e Partisë Demokratike të ndaluar nga policia. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për të gjithë protestuesit. Disa deputetë u paraqitën pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës në shenjë solidariteti me të arrestuarit. Akuza për protestuesit është organizim i paligjshëm dhe kundërshtim i forcave të rendit.

Ndërkohë, Byroja e Kuvendit nisi një tjetër “gjyq” për kërkesën e PS për përjashtimin e deputetëve të opozitës që protestuan me tymuese në sallë.Demokratët kanë insistuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura ndërsa janë shprehur se me protestën e tyre mbrojtën Kushtetutën, siç edhe janë betuar kur kanë marrë mandatin. Socialistët kanë kërkuar që Byroja e Kuvendit të përjashtojë për 10 ditë deputetët: Monika Kryemadhi, Endrit Brahimllari, Kejdi Mehmetaj – anetare te grupit parlamentar te LSI dhe Ervin Salijanji, Endri Hasa, Flamur Noka, Bardh Spahia – anetare te Grupit Parlamentar te PD.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI