Flash

Bujar Nishani: U gris Kushtetuta, kush mendon se tremb me burg bëhet qesharak!

Lapsi.al 21 December 2017
Bujar Nishani: U gris Kushtetuta, kush mendon se tremb me burg bëhet

Ish presidenti Bujar Nishani e konsideroi “grisje” Kushtetutës zgjedhjen e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku me votat e socialistëve në parlament.

“Rasti i Prokurorit të Përgjithshëm nuk është thjesht “një shkelje e Kushtetutës”. Jo ! Brutalisht forca e pushtetit e grisi në mënyrë publike Kushtetutën e Shqipërisë ! Ajo u gris me vullnet të plotë politik, me dhunë, me qëllim dominimin e pushtetit të drejtësisë nga pushteti ekzekutiv. Kjo është situata politike më e rëndë dhe më e trishtueshme që nga koha e diktaturës në Shqipëri” shkruan Nishani në rrjetet sociale.

Sipas ish presidentit, kërcënimet që i bëhen politikanëve për burg janë qesharake.

“Kush mendon se mund të tremb me burg përpjekjen për rivendosjen e garancive kushtetuese veç bëhet qesharak. S’ka alternativë tjetër ! Nuk ka burg që e mbyll atë” thotë Nishani.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI