Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Kush i shpërdoron në mënyrë kriminale pasuritë gjigande të Shqipërisë

Lapsi.al 21 December 2017
Kush i shpërdoron në mënyrë kriminale pasuritë gjigande

Nga Artan Fuga

Ne themi se jemi popull i varfër??? Ju gënjejnë budallenj! Hapim sytë mos bëhemi debila!

Ne shpërdorojmë të gjitha pasuritë tona si të ishim ostrogotët që rrafshuan perandorinë romake, si të ishim karakaleca që rrënojmë drithërat në fusha, si të ishim të dehur që kthehemi në shtëpi dhe thyejmë televizorin, lavatriçen, frigoriferin...

Kush paguan qindra miliona euro gjoja për arsimim dhe nxjerr të papunë që sipas të gjitha eksperimenteve i harrojnë brenda shtatë ose tetë vjetësh gjithçka kanë mësuar? Apo nuk lenë lubitë private që kanë kapur për fyti politikën, edhe shumicën edhe opozitën?

Kush paguan miliarda për t'u ngrohur me elektrik individual dhe folur vetëm në telefona celularë kur fare mirë mund të bëhet të ngrohemi me naftë a gaz dhe të flasim 70 përqind të kohës me telefoni fikse si kombet e përparuar? Apo nuk na lënë kompanitë e celularëve?

Kush humbet qindra milionë në vit për frekuenca televizive që transmetojnë intoks politik dhe reklama me seks në vend t'ua japi me qira telekomunikacioneve të huaja për të grirë parà?

Kush e le ujin e maleve të derdhet kot dhe diellin të shkojë kot në vend të prodhojë ngrohje dhe pastaj harxhojmë miliona kilovatorë për ta sjellë ujin me motopompa?

Kush i le arat pa punuar sepse nuk ka mbështetje nga shteti, kush i lë kullotat pa bagëti, kush e le detin pa kapur peshk që mendon shyqyr sa budallenj janë shqiptarët?

Kush bën investime milona euroshëshe për të rregulluar zyra, korridore dikasteresh pa asnjë transparencë a thua se nuk janë zyra shërbimesh, por kabare?

Kush harxhon miliarda për karburante me çmime stratosferike sepse e ka lënë transportin hekurudhor dhe detar në pikë të hallit?

Kush harxhon miliona euro për fushata elektorale në media dhe në rrugë dhe ndërkohë radiotelevizioni publik qendron kot duke marrë rroga e paguar ne taksa për televizione që nuk i shohim?

Pa fund.

Dhe nuk kemi medikamente për njerëzit me tumore duke i lënë të vdesin !

Këtij i thoni administrim ju mo?

Ose ne shqiptarët jemi budallenj!

Ose në vend të kemi administratorë në krye ne kemi mitingashë dhe oratorë grekë të lashtë që bëjnë sillogjizma idiote me njeri tjetrin?

Ose ka interesa private që na shtrydhin dhe na kanë kthyer në skllevër!

Ose jemi në Luftën e Tretë Botërore apo në kohën e Tanzimatit dhe fuqi të huaja na kanë sulmuar dhe ne nuk e kuptojmë!

Ose jemi psikopata mazokistë!

Të këshilluara

Nuk është mëkat të kundërshtosh Albinin

Sa herë përmendet Lëvizja Vetëvendosje pashmangshëm të vjen ndërmend Albin Kurti. Njeriu i cili identifikohet me Vetëvendosjen, ashtu si Vetëvendosja me të. Por...

19:27

Kush janë hajnat që arrestuan Albin Kurtin

Dhe këtë nëntor Albin Kurti ka përfunduar sërish në pranga. Arrestimi I themeluesit të Vetëvendosjes ndodh në një moment politik shumë interesant. Partia e Hash...

17:49

Kriza katalanase dhe paralelizmat në Ballkan

Rënia e Jugosllavisë 25 vite më parë, e bërë më pas sinonim i “ballkanizimit” dhe i konflikteve nacionaliste, është prej kohësh një burim frymëzimi për indipend...

18:56

Pse Prishtina duhet ta mbajë Shpend Ahmetin

Në një botë ideale, mua nuk do të më duhej të shkruaja një shkrim për Shpend Ahmetin, sepse për të asin vetë punët dhe veprat e tij. Por Kosova jonë e dashur ës...

11:12

Bijtë e Razies që po ndërtojnë Tiranën

Me konceptin e pronës jam njohur për herë të parë nga Razija. Unë isha gjashtë vjeç, ndërsa fqinja ime Razija diçka te 100 vjeç, pothuajse mosha ku duhet të ket...

16:16

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43