Flash

Kryemadhi: Rama i pabesë, të fut “thikë pas shpine”

Lapsi.al 21 December 2017
Kryemadhi: Rama i pabesë, të fut “thikë pas shpine”

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” votën “kundër” njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit në Kombet e Bashkuara. Sipas Kryemadhit, kryeministri votoi kundër dëshirës së SHBA-së duke i futur kështu thikë pas shpine, një partneri strategjik.

“Me ambasadorin Donald Lu, ka qenë një takim ku kemi folur për vizitën time që kam zhvilluar në SHBA. I kam thënë, Edi Rama nuk ka për ta lejuar që ti të zhvillosh reformën në drejtësi, ai ka përdorur politikën për të bllokuar reformën. Ilir Meta e ka bërë tre herë kryetar bashkie, dhe e bëri edhe kryeministër. Ai të fut thikën pas shpine. Edhe sot, është i lumtur që ia ka bërë Amerikës, vota e sotme kundër njohjes së Izraelit, e Edi Ramës, është thika që Edi Rama i ka bërë Amerikës” – tha Kryemadhi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI