Flash

'Jeruzalemi', Shqipëria zgjedh BE-në, votë kundër SHBA-së në OKB

Lapsi.al 21 December 2017
'Jeruzalemi', Shqipëria zgjedh BE-në, votë kundër

Është miratuar rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara kundër vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit. Mes 128 vendeve anëtare që kanë votuar pro kësaj rezolute ishte edhe Shqipëria. Ndërkohë 35 shtete kanë abstenuar dhe 9 vende të tjera kanë dalë kundër rezolutës.

Sipas tekstit të rezolutës çdo vendim për statusin e Jeruzalemit është nul dhe i pavlefshëm dhe se duhet të tërhiqet.

Pak pas këtij vendimi, Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar me anë të një deklarate, ku shpjegon pozicionin e Shqipërisë në këtë votim.

"Vota jonë sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së reflekton pozicionin tonë të pandryshuar për këtë cështje. Shqiperia i është përmbajtur konsensusit ndërkombëtar mbi Jeruzalemin, bazuar në një numër te konsiderueshem dokumentesh të OKB-së, përfshirë një numër rezolutash të Këshillit të Sigurimit, dhe i është bashkuar pozicionit të përbashkët të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së, duke i qëndruar koherente qëndrimit e saj te linjëzuar me Bashkimin Evropian", thuhet në deklaratën e MPJ.

Më herët Trump dhe ambasadorja e SHBA në OKB kërcënuan se do të ndërpritet ndihma financiare për vendet që votojnë pro kësaj rezolute. Mes këtyre vendeve është gjithashtu edhe Shqipëria. Sidoqoftë për momentin është disi herët për të mësuar se cilat do të jenë pasojat reale të këtij pozicioni të Shqipërisë kundër vendimit të Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit. Shqipëria zgjodhi kështu të mbante të njëjtin qëndrim me Bashkimin Europian. Izraeli nga ana e tij e cilësoi OKB-në si 'shtëpinë e gënjeshtrave' dhe tha se ky votim do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI