Flash

Gati 57 milionë euro për organet e drejtësisë, kryesisht për SPAK dhe BKH

Lapsi.al 21 December 2017
Gati 57 milionë euro për organet e drejtësisë, kryesisht

Zhbllokimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë i hap rrugë ndërtimit të të gjitha organeve të reja të drejtësisë, përfshirë këtu edhe Byronë Kombëtare të Hetimit, Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatat Speciale. Kjo do të thotë se ditën e mërkurë, ka hyrë në fuqi strategjia e re për drejtësinë, një plan dyvjeçar i bllokuar që nga viti 2016, për shkak të zvarritjes së zbatimit të Reformës në Drejtësi.

57 MILIONË EURO PËR ORGANET E REJA

Në kuadër të krijimit të të gjitha kushteve të nevojshme për funksionimin e efikas të sistemit gjyqësor shqiptar, qeveria shqiptare ka parashikuar 57 milionë euro për zbatimin e Reformës në Drejtësi, kryesisht për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale.

Për të mundësuar këtë shumë, qeveria do të krijojë një fond rezervë për katër vite kalendarike. Një pjesë e parave do të shkojnë për pagat e hetuesve pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme dhe gjyqtarëve të Gjykatave Speciale. Gjithashtu, ky fond do të përdoret për blerje pajisje përgjimi dhe mjete të tjera për SPAK-un, ku përfshihen tre organet e mësipërme.

Paratë do të përdoren edhe për zyra, trajnim të personelit dhe për rritjen e pagave për të gjithë njerëzit e drejtësisë që kalojnë Vetingun. Për këto organe ka një pritshmëri të madhe se do të hapin një kapitull të ri në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në nivele të larta, nën shembullin e Kroacisë dhe Rumanisë.

KONFISKIMI I PASURIVE TË KORRUPSIONIT

Në strategji parashikohen edhe kursime nga lufta kundër korrupsionit, konkretisht nga konfiskimi i parave dhe pasurive të paluajtshme, produkt i aferave korruptive. Këto kursime, megjithatë, do të hyjnë në fuqi vetëm pas investimeve dhe si rrjedhojë mund të llogariten vetëm në një masë shumë të kufizuar për periudhën e zbatimit të strategjisë. Masat e të ardhurave janë planifikuar për financimin e një pjese të shpenzimeve për zbatimin e strategjisë, raporton Shqiptarja.com.

Fondi rezervë për vitet 2017-2021

2017 3 731 343 euro

2018 7 462 687 euro

2019 13 432 836 euro

2020 16 417 910 euro

2021 16 417 910 euro

Të këshilluara

Vangjush Dako padit Lulzim Bashën

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, do të padisë për shpifje Lulzim Bashën. Kjo, pas akuzave të këtij të fundit, se Vangjush Dako është i lidhur me krim...

20:55

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI