Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Babai shqiptar qëllon pa mëshirë foshnjen 5-muajshe, i vërsulet edhe gruas në spital

Lapsi.al 21 December 2017
Babai shqiptar qëllon pa mëshirë foshnjen 5-muajshe, i

Ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në spital Mazzoni në Ascoli, raportojne mediat italiane. Burë e grua shqiptar erdhën në urgjencë me beben e tyre vetëm 5 muajshe, që nuk ndalte ulërimat.

Nëna tha se fëmija i kishte rënë teksa ajo po e ndërronte dhe kishte përplasur edhe kokën. Por duket se dëshmia e nënës nuk i ka bindur mjekët, pas disa shenjave dhe hematomave të dyshimta që i panë, mes të cilave edhe shenja të gishtave në faqe, me gjasë një shpullë. Foshnja kishte edhe hematomë në ballë.

Teksa fëmija iu nënshtrua gjithë kontrolleve të nevojshme dhe u qetësua dhe e zuri gjumi plasi sherri mes burrit dhe gruas. Infermierët kanë treguar se burri iu sul me dhunë gruas brenda dhomës së fëmijës, dhe megjithë ndërhyrjen e tyre nuk e lëshonte, shkruan panorama. Ndërhyri roja e sigurisë, i cili me pas njoftoi edhe policinë. Vetëm kur dëgjoi këtë shqiptari doli nga dhoma. Infermierët kanë treguar më pas me detaje sherrin, dhunën e ushtruar nga burri dhe fyerjet e bëra prej tij. Dje, u dëgjua versioni i fakteve nga nëna dhe sot do të dëgjohet babai. Ndërkohë mjekët e dhomës së urgjencës e raportuan çështjen tek shërbimet sociale që do të fillojnë një hetim për të vlerësuar nëse është e nevojshme të fillohet një masë mbrojtëse për fëmijën. Ndërkohë, nëna nuk ka paraqitur denoncim për burrin.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI