Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Zheji dhe Berisha ngrejnë konspiracionin e vrasjes së Bashës nga Edi Rama dhe Rusia

Lapsi.al 20 December 2017
Zheji dhe Berisha ngrejnë konspiracionin e vrasjes së Bashës nga

Në bisedë me Artur Zhejin tek Oraneës, ish-kryeministri Sali Berisha komentoi një konspiracion të hedhur në diskutim nga drejtuesit i emisionit, sipas të cilit Edi Rama në bashkëpunim me vrasës rusë ka dashur të ekzekutojë Lulzim Bashën. Gjithçka nisi me hamendësimin e Zhejit se pas rrezikut për eleminimin fizik të Lulzim Bashës qëndronin vrasës me pagesë nga Rusia. Zheji vazhdoi me skenarin, sipas të cilit vrasja e Lulzim Bashës ishte parandaluar nga informacionet e shërbimeve amerikane.

Si një politikan race, Berisha nuk e ka lënë pa përdorur konspiracionin e propozuar nga drejtuesi i emisionit. Duke i qëndruar dyshimeve se teoria mund të mos ishte e vërtetë, Berisha tha se llogjika të çonte se porosia ishte dhënë nga Edi Rama. Në të kundërt dy rusët duhej të ishin gjykuar dhe jo të shpalleshin non grata.

Çdo teori konspiracioni  ka një problem gjigand që janë mungesa e fakteve. Kjo teori ka dy probleme. Përveç mungesës së fakteve, i mungon edhe llogjika. Çfarë interesi kishte Rama të vriste Lulzim Bashën, dhe të kthente Sali Berishën në krye të opozitës, kur me Bashën arriti një nga rezultatet më spektakolare që ka marrë ndonjëherë Partia Socialiste në zgjedhje? Gjithsesi shikoni videon më poshtë:

Pjese nga intervista

Zheji: Në konceptin amerikan i informuar edhe nga shërbimet inteligjente, flitej dhe flitet për një skenar rus që kishte si qëllim destabilizimin e Shqipërisë. Flitet se ka pasur një arrestim misterioz të dy agjentëve rusë me qëllim për të eliminuar zotin Basha.

Berisha: Nuk kam asnjë të dhënë që dy persona….Në qoftë se dy persona vijnë për të vrarë liderin e opozitës dhe shpallen non grata, ata i ka futur qeveria, ata janë vrasës të paguar te qeverise, diktuar nga qeveria. Në qoftë se është e vërtetë se sherbimet amerikane i kane bllokuar, është Edi Rama para tyre, ka dashur te vrase liderin e oopozites, dhe në këtë rast është zbuluar dhe nuk i nxirrte dot në gjyq. Si mund të përzihen dy njerëz që tentuan të vrasin ligjin e opozitës. Sapo e dëgjova këtë, thashe me mendjen time, në qoftë se është e vërtetë, ata janë vrasës me pagesë të qeverisë. Si ka mundësi që kryeministri të shpallë non grata dy kriminelë që vijnë për të vrarë liderin e opozitës, kundershtarin politik.

Zheji: Meqë këta u bllokuan nga shërbimet amerikane dhe kjo krijonte tension të madh, ishin amerikanët që e arrestuan e komanduan ata procesin.

Berisha: Ata nuk mund të merrnin përsipër të përjashtonin nga drejtësia dy njerëz që kanë ardhur për të vrarë. Pastaj ata mund të kërkonin shërbime. Ata i zbulojnë për t’i kapur i kap policia. Shërbimi informativ është i detyruar t’ia çojë policisë dhe nëse i arreston duhet t’ia çonte drejtësisë. Ajo çka di unë për zt.Basha është tjetër dhe jo kjo.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI