Flash

Zbardhet takimi mes Bashës dhe Donald Lu-së, kreu i PD-ambasadorit: Rama po bën puç antikushtetues

Lapsi.al 20 December 2017
Zbardhet takimi mes Bashës dhe Donald Lu-së, kreu i PD-ambasadorit:

Pas incideteve në parlament dhe deklaratës së ambasadës amerikane, Doland Lu është takuar në selinë e PD-së me Lulzim Bashën. Ndërkohë që zbardhet edhe tema e diskutimit mes Bashës dhe Donald Lu-së. Basha i ka përcjellë ambasadorit amerikan kundërshtimin e prerë të partisë së tij për zgjedhjen antikushtetuese të një Prokurori të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Sipas PD-së, mos krijimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, uzurpimi i kompetencave të KLP-së nga parlamenti, zgjedhja e një prokurori të përgjithshëm me shumicë të thjeshtë, zgjedhja e prokurores pa kaluar vetingun, janë puç antikushtetues i cili ka futur në krizë sistemin e drejtësisë, ka shkatërruar procesin politik në vend dhe po prodhon një krizë destablizuese për vendin.

Basha i ka thënë Donald Lu-së se të gjitha këto veprime kanë qenë të paramenduara dhe të planifikuara nga Edi Rama për të zgjedhur një kryeprokuror që kontrollohet plotësisht prej tij, me qëllim shkatërrimin e hetimeve për dosjet kriminale të Saimir Tahirit, Vangjush Dakos dhe politikanëve të tjerë të lidhur direkt me vetë Ramën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI