Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Të dhënat e OBSH për rajonin: Kanceri, llojet që po vrasin më shumë shqiptarët

Lapsi.al 20 December 2017
Të dhënat e OBSH për rajonin: Kanceri, llojet që po vrasin

Kanceri është sëmundja që të gjithë i frikësohen dhe që fatkeqësisht po shndërrohet në vrasësin numër një. Edhe pse shkenca mjekësore ka avancuar, përsëri vështirë se mund të parashikohet apo të parandalohet.

Nga të dhënat më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetit dhe të përpunuara nga OurWorld in Data, kanceri i aparatit respirator, ndër llojet e kancerëve, mbetet shkaktari numër një për sa i përket vdekjeve në botë. Në vitin 2016 numri i vdekjeve nga kanceri i aparatit respirator në Shqipëri ishte 27.3 për 110 mijë banorë, më i ulëti në rajon. Vendi me numrin më të lartë të vdekjeve për këtë kategori të kancerit mbetet Mali i Zi, me 42.4 vdekje për 100 mijë banorë, ndjekur nga Serbia me 41.2, Bosnja me 40 dhe Maqedonia me 34.9.

Shqipëria mban rekord të vdekjeve në rajon për kancerin që prek sistemin nervor dhe trurin me 7.2 vdekje për 100 mijë banorë, ndiqet nga Bosnja me 7.1 vdekje në 100 mijë banorë. Kjo kategori kanceri shkakton më pak vdekje në Maqedoni, Serbi dhe Malin e Zi me përkatësisht 6.9 dhe 6.4 vdekje për 100 mijë banorë.

Kanceri i dytë që po vret më shumë shqiptarët se në të gjitha vendet e rajonit është kanceri i prostatës. Ky lloj kanceri prek vetëm meshkujt. Për 2016-n numri i vdekjeve në 100 mijë ishte 9.3. Numri i vdekjeve në Maqedoni ishte vetëm nëntë, ndërsa më të ulëtin e kishte Bosnja me 7.8 vdekje.

Për fat të mirë, numri i vdekjeve nga kanceri i gjirit në 2016-n ishte më i ulëti në rajon, ku për 100 banorë, 6.5 kishin vdekur nga kjo kategori. Kanceri i gjirit është vrasësi numër një i grave, e për këtë janë ndërmarrë fushata të shumta sensibilizuese qëgratë të kryejnë kontrolle të shpeshta për ta kapur sëmundjen në fazat fillestare të saj. Në Bosnje, numri i grave që vdiqën nga kjo sëmundje ishte 10.2 për 100 mijë banorë, ndërsa në Malin e Zi,  9.3. Në Maqedoni dyfish më shumë gra vdiqën prej kancerit të gjirit në krahasim me Shqipërinë, ndërsa në Serbi  14.1 për 100 mijë banorë.

Edhe të dhënat e mëparshme nga Instituti i Shëndetit Publik që u referohen raportimeve spitalore tregojnë se prevalenca për të sëmurët me tumor është rritur nga viti 2002 në vitin 2014 me mbi 70%. Nëse në vitin 2002, për 10 mijë banorë u diagnostikuan 41 persona me sëmundje tumorale, në vitin 2014 të diagnostikuarit me këtë sëmundje ishin 73 persona (për 10 mijë banorë) pa përfshirë diagnozat e vëna nga qendrat ambulatore. Me mbi 60% janë rritur sëmundjet kardiovaskulare, teksa shihet rritje e sëmundshmërisë për të gjitha llojet e diagnozave./ Monitor

[gallery ids="260572,260573,260574,260575"]

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI