Flash

Gramoz Ruçi kallëzohet në Prokurori për shpërdorim detyre dhe ushtrim dhune ndaj deputetëve

Lapsi.al 20 December 2017
Gramoz Ruçi kallëzohet në Prokurori për shpërdorim

Përpos deklaratave, Partia Demokratike i është përgjigjur kreut të Kuvendit Ruçi edhe me një kallëzim në Prokurori. Akuza që kanë ngritur demokratët ndaj Ruçit është shpërdorimi i detyrës, për pengim të ushtrimit të detyrës dhe per ushtrim dhune ndaj deputetëve të PD-së.

Ky dencim i PD-së vjen dy ditë pas seancës plenare të trazuar ku mazhoranca vetëm me votat e saj zgjodhi Arta Markun si kryeprokurore të përkohshme nën tymin e flakadanëve të hedhur nga opozita.

Ndërkohë më pherët sot, nënkryetari demokrat i Kuvendit, Edi Paloka, referuar deklaratve të Ruçit për dhunën në Kuvend, u shpreh se më parë ka ndodhur që deputetët e opozitës janë vrarë dhe sulmuar fizikisht brenda ambienteve të Parlamentit.

“Gramoz Ruci paska deklaruar se dhuna e ushtruar te henen ne Parlament, nuk ka precedente ne 27 vjet. Ne keto 27 vjet ka ndodhur qe deputete te opozites jane vrare dhe sulmuar fizikisht brenda parlamentit.  Por si asnjehere ne keto 27 vjet, kriminelet, vrases, trafikante droge dhe prostitutash, u ngriten ne piedestal si anetare te Parlamentit”, - tha Paloka.

[gallery columns="1" size="large" ids="260660,260661"]

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI