Flash

Drejtësia, “ping pong” me çështjen e goditjes së makinës së policisë në Elbasan

Lapsi.al 20 December 2017
Drejtësia, “ping pong” me çështjen e goditjes

Kanë kaluar gati 3 muaj nga ngjarja e bujshme e Elbasanit ku një automjet i blinduar goditi një makinë të policisë ku ndodhej nëndrejtori Gjergj Oshafi. Megjithatë prokuroria shqiptare jo vetëm që nuk po heton, por ende nuk po vendos se cila prokurori duhet ta ndjekë çështjen, Krimet e Rënda apo prokuroria e Elbasanit. Mesa duket kjo çështje ku u përfolën edhe familiarë të kryebashkiakut Qezim Sejdini është një “patate e nxehtë” për organin e akuzës ku institucionet janë vënë në garë për ta hequr nga vetja.

Fillimisht çështjen nisi ta hetojë prokuroria e Elbasanit. Duke qenë se u ngrit akuza e “goditjes së punonjësit të policisë për shkak të detyrës” ajo ia kaloi për kompetencë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë. Me kërkesë të saj Gjykata e Krimeve të Rënda la në arrest me burg Valmir Dedjan, 44 vjeç dhe Klement Xhaferrin i cili akuzohet se ishte në drejtimin e makinës. Në arrest shtëpie u la Ledio Zabeli që ndodhej si pasagjer në makinë.

Nuk zgjati shumë dhe krimet e Rënda ia “pasuan” sërish çështjen Elbasanit. Arsyeja? Ndryshoi sërish akuza. Nga “goditje e punonjësit të policisë për shkak të detyrës” u bë në “mosbindje ndaj punonjësit të policisë”, akuzë që shqyrtohet në rrethe. Por çështja nuk mbeti me kaq. Këtë të mërkurë, burime të lapsi.al nga prokuroria e Elbasanit thanë se e kanë nisur sërish çështjen te Krimet e Rënda në Tiranë.

Shkak sipas tyre është bërë moskonfirmimi nga Gjykata e Krimeve të Renda që çështja t’i kalojë Elbasanit në bazë të ndryshimeve të reja të Kodit të Procedurës Penale. Duket se derisa dy prokuroritë shqiptare të merren vesh do të përfundojnë afatet e hetimit dhe të arrestuarit do të shijojnë lirinë, ndoshta pa shkuar në gjyq fare. Dhe kjo mund të mos jetë rastësi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI