Flash

Çfarë po ndodh? Pas Bashës, ambasadori Donald Lu direkt takim me Monika Kryemadhin

Lapsi.al 20 December 2017
Çfarë po ndodh? Pas Bashës, ambasadori Donald Lu direkt takim

Zhvillimet e fundit në vend duket e kanë shqetësuar ambasadën amerikane dhe ambasadorin Donald Lu. Ky i fundit, pas 60-minutave takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, është drejtuar për tek zyrat e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Kreu i diplomacisë amerikane ka nisur një takim me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, prej orës 12:20. Takimi vjen në një situatë të tensionuar politike, kur opozita ka paralajmëruar sërish një valë protestash pas zgjedhjes së Kryeprokurorit të ri.

Ambasada Amerikane reagoi menjëherë pas protestës së opozitës dhe dënoi dhunën në Kuvendin e Shqipërisë dy ditë më parë, ku Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme u zgjodh mes kaosit dhe tymueseve.

Ndërkohë vetë kryetarja e LSI-isë ishte një ndër personat që shkaktoi më shumë trazira në Kuvend ditën e votimit duke marrë karta deputetësh dhe duke i gjuajtur me këpucë kryeministrit Rama.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI