Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Ambasadori i OSBE: Korrupsioni është kërcënim për qytetarët, Shqipëria duhet të bëjë më tepër

Lapsi.al 20 December 2017
Ambasadori i OSBE: Korrupsioni është kërcënim për

Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt, iu ka bërë thirrje të gjithë institucioneve shqiptare të luftojnë korrupsionin. Ambasadori deklaroi se ndërkombëtarët krijojnë instrumente dhe se shqiptarët e kanë për detyrë t’i përdorin ato. Ai tha se duhen trajnuar nëpunës kundër korrupsionit dhe se ata do të jenë të dobishëm vetëm nëse japin llogari para mbikëqyrësve.

“Ne punojmë me ju për të përgatitur instrumentet, instrumente të cilët nuk mund t’i aplikojmë, t’i përdorim, pavarësisht se sa besim kemi te rezultatet. E keni ju për detyrë që t’i miratoni dhe t’i përdorni këto instrumente nëse doni të arrini ndryshime. Trajnimi i nëpunësve kundër korrupsionit do të jetë i dobishëm vetëm nëse ata janë përgjegjës dhe japin llogari para mbikëqyrësve të tyre. Mesazhi im për të gjithë është të përdoren instrumentet e këtij projekti, për të sjellë ndryshim në drejtim të korrupsionit. Shqipëria ka marrë disa hapa të rëndësishëm para kundër korrupsionit, por duhet bërë edhe më tepër. Një tjetër problem që lidhet me zgjedhjet është lidhur me financat e partive politike, në mënyrë që të kenë një instrument auditimi të përgjegjshëm. Reforma në Drejtësi është tepër e rëndësishme, por jo gjithçka. Korrupsioni është kërcënim për qytetarët, Shqipëria duhet të bëjë më tepër", - tha ambasadori.

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI