Flash

VIDEO/ Kush ishte deputeti që qëlloi Arta Markun me flakadan në parlament

Lapsi.al 19 December 2017
VIDEO/ Kush ishte deputeti që qëlloi Arta Markun me flakadan në

Arta Marku nuk e pati të lehtë të betohej në parlament si Prokurore e Përgjithshme. Thirrjet në kor të demokratëve se ajo që po ndodhte ishte një “turp turp turp….” dhe atmosfera tymuese dhe agresive që transmetohej direkt në të gjitha televizionet, ishte vetëm sprova e parë për atë që e pret kryeprokuroren e përkohshme. Mllefi i opozitës shkoi deri në pikën që një deputet i opozitës hodhi flakadanin për ta goditur Arta Markun. Nga video shihet që ishte deputeti Bardh Spahia që mbante në dorë flakadanin dhe e ka hedhur atë mbi prokuroren që betohej. Bardh Spahia ëhstë deputet i zgjedhur në Shkodër, nga i njëjti qark që vjen edhe Arta Marku. Po të mos ishte për çadrën e gardistit, flakadani do të kishte goditur Prokuroren e Përgjithshme, cila në atë moment, ka pëshpëritur një “bravo’ për atë që ka ndodhur.© Lapsi.al

https://www.youtube.com/watch?v=25ODeEGfppY&feature=youtu.be

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI