Flash

Qeveria jep me koncension edhe Kalatë. Vendimi në dorë të ministres Kumbaro

Lapsi.al 19 December 2017
Qeveria jep me koncension edhe Kalatë. Vendimi në dorë të

Qeveria ka dërguar në Parlament një projektligj të ri, i cili i hap rrugën dhënies me koncesion të monumenteve të kulturës. Projektligji për trashëgiminë kulturore dhe muzetë është hartuar nga Ministria e Kulturës.

Në nenin 182, ai thotë:

“Pasuritë e paluajtshme kulturore mund të jepen në përdorim, për qëllim rijetëzimi, për funksione administrative e social-kulturore, me kusht që projekti i rijetëzimit të mos dëmtojë vlerën e pasurisë kulturore”.

Sipas draftit, shfrytëzimi privat duhet të respektojë regjimet për ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave kultutore të pasurisë që jepet me koncesion.

Por si do të bëhet dhënia me koncesion?

Projektligji parashikon ngritjen e një Komisioni kombëtar për Menaxhimin e Pasurive Kulturore, i cili drejtohet nga ministrja e Kulturës dhe përbëhet nga 19 vetë. Është ky komision, që do të hartojë dhe do të propozojë te ministri i Kulturës marrëveshjet e partneritetit publik-privat për monumentet e kulturës.

Dhënia me koncesion e monumenteve të kulturës është kundërshtuar nga ekspertët, të cilët kanë paralajmëruar se privatët mund të dëmtojnë vlerat e tyre kulturore. Po kështu, një tjetër shqetësim ka qenë ai i krijimit të monopoleve nga shfrytëzimi i hapësirave kulturore për biznes.

Tentativat për të dhënë me koncesion monumentet e kulturës kanë nisur që në vitin 2012. Në atë kohë, Partia Socialiste në opozitë e kundërshtoi fuqishëm nismën, ndërsa qeveria socialiste po i hap rrugë koncesioneve edhe në fushën e monumenteve të kulturës./tch

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI