Flash

Lubonja: Lu dhe Vlahutin po instalojnë një regjim në Shqipëri

Lapsi.al 19 December 2017
Lubonja: Lu dhe Vlahutin po instalojnë një regjim në

Zgjedhja e kryeprokurores së re, Arta Marku është një proces i dështuar. Kështë është shprehur sot analisti Fatos Lubonja gjatë një interviste për News 24. Lubonja doli gjithashtu edhe kundër qëndrimit të ambasadës amerikane dhe BE-se për këtë proces. Sipas tij LU e Vlahutin po ndihmojnë në instalimin e një regjimi.

“Kjo deklaratë është një mungesë e qartë sinqeriteti dhe reflektimi dhe përgjegjshmërie e ambasadorit Lu i cili prej kohësh ka vënë bast për reformën në drejtësi dhe bën sikur nuk e shikon dështimin e saj. Por në thelbin e vetë mendoj se ambasadori Lu dhe Brukseli, Vlahutin kanë vënë bast që ta paraqesin këtë reformë në drejtësi si një hap i madh dhe po ndihmojnë instalimin e një regjimi, të tre bandave. Kjo prokurori e kapur do përdoret nga dy bandat e tjerë. Më tragjikja është që këtë proces ndërkombëtarët duan ta paraqesin si ecje para e Shqipërisë. Është një dështim që i bashkohet shumë dështimeve të tjera. Ambasadorit Lu do i kujtoja që në një shtet si SHBA, një psikopat, një kryetar shteti siç është Trump mund të heqë kreun e CIA-s imagjinoni çfarë ndodh në Shqipëri ku institucionet janë delikate. Ajo deklaratë nuk duhet marrë seriozisht, shqiptarët duhet të bëjnë me kokën e tyre. Ose nuk dinë asgjë ose bëjnë sikur nuk dinë asgjë. E kemi provuar edhe me ambasadorin Arvizu që donte të sillte armët kimike këtu. Nuk është hera e parë që ambasadorët dëmtojnë interesin e shqiptarëve”, deklaroi Lubonja.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI