Flash

Policia ndryshon qëndrim për plagosjen në Himarë

Lapsi.al 19 December 2017
Policia ndryshon qëndrim për plagosjen në Himarë

Të tjera detaje dalin nga ngjarja në Palasë të Himarës ku policia tha se një person u plagos me armë zjarri. Sipas njoftimit zyrtar (shih më poshtë) policia tha se është plagosur me armë zjarri 70-vjeçari me iniciale B.G. i cili punon si shofer taksie. Sipas burimeve zyrtare ai është qëlluar me armë në të krahë nga 2 persona të cilët kanë qenë pasagjerë në mjetin e tij.

Por, rreth 60 minuta më pas policia jep një tjetër version për ngjarjen. Sipas njoftimit të dytë, 70-vjeçari është qëlluar me armë imituese zhurmuese dhe ka mbetur i plagosur në krah. Në spital është konstatuar me djegie dhe jo me shenja plumbi. Ai u ka thënë hetuesve se autorët nuk kishin për qëllim ta grabisnin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI