Flash

Filmat që priten për vitin 2018-të

Lapsi.al 19 December 2017
Filmat që priten për vitin 2018-të

Në pritje të vitit 2018, ne ju sjellim listën e filmave më të bukur dhe të shumëpritur që pritet të dalin në vitin që vjen.

-Deadpool 2, Jurassic World 2 ose Një histori e Star Wars është vetëm maja e ajsbergut për titanët kinematografikë për vitin e ardhshëm. Mëposhtë po listojmë filmat më të shumëpritur për të gjithë të apasionuarit pas tyre. Ka nga të gjitha llojet, për disa duhet të pritet deri në fund të vitit 2018.

-Tomb Raider. Fituesja e Oskarit Alicia Vikander do të zëvendësojë Angelina Jolie në Tomb Raider, kthimi i Lara Croft. Drejtohet nga Roar Uthaug dhe ka si protagonist të tjerë Dominic West, Walton Goggins dhe Daniel Wu. Del në 16 mars.

-Bohemian Rapsody. Një përshtatje e jetës së Freddie Mercury do të protagonizohet nga Rami Malek, i njohur për serinë Mr. Robot. Shpresohet të dalë për Krishtlindjen e ardhshme.

-50 hijet e Grey-it. Triologjia e fundit erotike mbi marrëdhënien mes Anastasia Steele dhe Christian Grey-it, tashmë të martuar dhe që ndajnë jetën bashkë. Dakota Johnson dhe Jamie Dornan u japin fund këtyre personazheve me këtë pjesë nën drejtimin për herë të dytë nga James Foley. Del në shkurt të 2018.

-Fije të padukshme. Filmi i fundit i protagonizuar nga Daniel Day-Lewis, mashkulli i vetëm që ka fituar 3 çmime Oskar dhe që njoftoi daljen e tij në pension. Në Londër Reynolds Woodcock (Daniel Day-Lewis) dhe e motra Cyril (Lesley Manville) janë në krye të modës britanike, veshin fisnikërinë dhe yjet e kinemasë dhe të gjitha gratë elegante të kohës. Gjithçka ndryshon kur Reynolds takon Almën (Vicky Krieps), një vajzë që shumë shpejt do të kthehet në muzën dhe dashnoren e tij

-Kthimi i Meri Poponsit. Rob Marshall është në krye të këtij filmi që është i vendosur 20 vite më vonë pas takimit të parë me dadon më të famshme të kinemasë dhe me familjen Banks. Emily Blunt dhe Lin-Manuel Miranda janë dy protagonistët e komedisë muzikore ku do të shfaqen edhe Meryl Streep, Colin Firth, Julie Walters, Angela Lansbury dhe Dick Van Dyke.

Të këshilluara

Instagrami sjell risi për hashtagët

Instagram ka shtuar një funksion të ri për të gjithë ndjekësit e tij, të ndjekin dhe "hashtag-ët.Tashmë opsionet hashtag funksionojnë si llogari të cilat mund t...

11:27

6 vjecari më i pasur në botë

Ryan nuk është si shumica e njerëzve. Ai është vetëm 6-vjeç dhe fiton 11 milionë dollarë në vit. Ryan është një yll i internetit dhe ai i fiton 11 milionë dolla...

14:54

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI