Flash

Dosja për korrupsion/ Rama i servir Arta Markut njerëzit e LSI-së

Lapsi.al 19 December 2017
Dosja për korrupsion/ Rama i servir Arta Markut njerëzit e LSI-së

Akoma pa u ambjentuar me zyrën e re, Arta Markut i vunë në tryzën e punës dosjen e parë “të nxehtë”. Socialistëve nuk i pritet sa të shohin pas hekurave disa nga ish aleatët dhe korrupsionin e kanë gjetur tek drejtorët e LSI. Nga auditi i kontratave të rrugës Tiranë-Elbasan, doli se janë mbi 50 milion dollar dëme. Kallëzimi u dorëzua në prokurori nga ministria e Damian Gjiknurit.

Të kallëzuar janë:

1. Dashamir Xhika, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Tiranë.

2. Aksel Qurduka, ish-Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.

3. Albens Alite, Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë-Elbasan, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, Tiranë.

Hapja e rrugës Tiranë-Elbasan dhe inaugurimi i njërit krah të tunelit u bë në fushatën e vitit 2013 nga ish kryeministri Berisha. Që atëherë, punimet janë zvarritur nga kompanitë e ndërtimit dhe rruga ende nuk ka përfunduar. Një burim nga Ministria e Energjisë tha për Lapsi.al se Aksel Qurduka dhe Albens Alite janë emra të njohur në radhët e LSI dhe u emëruan në postet drejtuese shtetërore, për shkak të besimit që gëzonin në parti.

Një kallëzim i ngjashëm, për të njëjtën çështje ishte bërë më parë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, por prokuroria e kishte mbyllur dosjen. Vendimi i prokurorëve të Llallës nuk e ka bindur Gjiknurin. Tani qeveria nuk i beson vetëm auditit të ministrisë, por edhe hetimeve të prokurorëve të Arta Markut.

Nuk ka asnjë dyshim se socialistët do ta përdorin kryeprokuroren për të manovruar hetimet sipas erës që fryn në politikë. Për këtë arsye, dosja e korrupsionit në rrugën Tiranë-Elbasan do të shërbejë si tregues se çfarë është e aftë të bëjë Arta Marku për t'i shpërblyer njerëzit që patën besim tek ajo.

Një ditë para se të dorëzohej kallëzimi në prokurori, Monika Kryemadhi i gjuajti Edi Ramës me çizme, por nuk qëlloi në shenjë. Ato çizmet tani, po bien në kokën e dikujt tjetër.©Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI