Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Bako Balili mbron biznesin: Santa Quaranta me para të pastra, nuk jam ortak me vëllain!

Lapsi.al 19 December 2017
Bako Balili mbron biznesin: Santa Quaranta me para të pastra, nuk jam ortak

Bashkim Balili, vëllai i të ashtuquajturit “Eskobari i Ballkanit” pretendon se bizneset e tij janë të pastra dhe goditja që po merr është e padrejtë.

I njohur në Delvinë si Bako Balili, ai foli në një intervistë për Neës24 se do ta apelojë vendimin për sekuestrimin e pasurive.

“Kam marrë tendera për të zgjeruar aktivitetin. Mora pjesë pa e ditur se kush është dhe fitova 21.4 ha. Tenderi u bë në prill, fitova e nënshkrova kontratën. Nga viti 1987 ajo tokë ishte djerrë, e papunuar. Bëra punimet por toka gjithmonë përmbytej. Shumë shpejt do punësohen jo më pak se 50 persona. S’kam kërkuar subvencionim sepse kishte shumë punë. Tani do kërkoj rimbursim apo ndihmë nga qeveria” tha Balili.

Bako Balili tregon se është administratori dhe pronari i vetëm i shoqërisë. “Unë jam ortaku i vetëm i shoqërisë ‘Balili&Co’. Aktiviteti i firmës është për ruajtjen e sigurisë së objekteve si dhe aktivitet në fushën e turizmit dhe bujqësisë Nuk kam ortak as vëllezërit dhe as fëmijët në kompani. Kam 350 punonjës të regjistruar në tatime. Kam marrë pjesë në tendera konform rregullave. Ka shumë dezinformime në lidhje me aktivitetin e ‘Santa Quaranta’. ‘Santa Quaranta’ nuk është regjistruar në QKR në 2017 por në vitin 2014.  Në vitin 2017 u nda aktiviteti i hotelerisë më vete. Çdo gjë është pasqyruar në ekstraktet e QKR-së. ‘Santa Quaranta’, është e ndërtuar me të ardhura të ligjshme nga Balili- Co si dhe me kredi bankare. Jam i hapur ndaj institucioneve e çdo individi për ballafaqim. Jam akuzuar se kam lidhur kontrata politikisht,” është shprehur Bashkim Balili.

Gjithashtu për vëllain e tij Klementin, Bashkimi thotë se do kundërshtojë këdo që kërkon të hedhë baltë mbi të. Sipas Bashkimit, kjo nuk është hera e parë që e akuzojnë Klement Balilin, pasi në vitin 2006 ka ndodhur e njëjta histori.

“Klementi është i hapur, drejtësia të bëjë punën. Nuk është vetëm Klementi i arrestuar, por gjithë familja. Prej dy vitesh jetojmë në stres dhe në ankth. Drejtësia nuk duhet të ndikohet nga media, politika. Nëse ka fakte ta dënojnë Klementin, por jo mua” thotë ai.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI