Flash

VIDEO/ Nga George W. Bush te Edi Rama, të gjithë liderët e goditur me këpucë

Lapsi.al 18 December 2017
VIDEO/ Nga George W. Bush te Edi Rama, të gjithë liderët e

Vetëm 4 ditë më parë, më 14 dhjetor u mbushën 9 vjet nga një akt i paprecedentë dhe që do të mbetej në histori. Ishte viti 2008 kur gazetari irakian Muntadhar al-Zeidi qëlloi me këpucë presidentin amerikan George W. Bush në vizitën e tij të parë në Irak. Ai u dënua fillimisht me 3 vjet burg, por u lirua përpara se të mbushte 9 muaj.

Prej atij gazetari u frymëzuan edhe shumë aktivistë të tjerë, madje u shpik edhe një lojë në internet ku mund të qëlloje presidentin amerikan me një këpucë. Nga ajo kohë numërohen dhjetëra raste të goditjes së liderëve me këpucë. Për të mbërritur te Edi Rama këtë të hënë në parlamentin shqiptar, të tillë sulm kanë përjetuar më parë edhe miq të tij si Tony Blair, Recep Tayyip Erdoan, Giorgos Papandreou, etj.

Në 20 dhjetor 2008 protestuesit në Kanada hodhën këpucë mbi posterin e George Bush përpara ambasadës amerikane.

Po atë ditë gazetari ukrainas Ihor Dmitriv qëlloi me këpucë një politikan vendas pas komenteve të tija seksiste.

Në 12 janar 2009, presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva pa që fluturonte një këpucë drejt tij në një miting të mbajtur në São Paulo.

Në 2 shkurt 2009, një protestues gjerman hodhi këpucën e tij kryeministrit të Kinës, Wen Jiabao gjatë një fjalimi në universitetin e Cambridge.

Në 5 shkurt 2009, ambasadori i Izraelit në Suedi u qëllua me këpucë nga një protestues ndaj asaj që po ndodhte në Gaza.

Në 7 prill 2009, me këpucë u qëllua nga një gazetar edhe ministri i brendshëm i Indisë.

Në 4 nëntor 2009, ish-kryeministri australian John Howard u qëllua me këpucë nga disa studentë në një fjalim në universitetin e Cambridge.

Në dhjetor 2009, gazetari Al-Zaidi që goditi presidentin Bush u godit nga një tjetër gazetar në Paris me këpucë.

Në shkurt 2010, një 26-vjeçar kurd i flaku një këpucë kryeministrin turk Recep Tayyip Erdoğan në Sevilla të Spanjës.

Në 5 shtator 2010, aktivistë kundër luftës hodhën vezë, shishe dhe këpucë ndaj kryeministrit britanik Tony Blair në një inaugurim libri në Dublin të Irlandës.

Në 11 shtator 2010, një protestues i nevrikosur qëlloi me këpucë kryeministrin grek Giorgos Papandreou në Selanik.

Në 25 tetor 2010, një aktivist qëlloi me këpucë në një studio televizive kryeministrin australian John Howard.

Dhe në fund...

18 dhjetor 2017, kryetarja e LSI-së në Tiranë Monika Kryemadhi qëlloi me të dyja këpucët kryeministrin Edi Rama në sallën e Kuvendit. Në të dyja rastet doli huq, por edhe ajo shkruan emrin në listën e gjatë të kësaj mënyre proteste. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI