Flash

Varrezat e ushtarëve, Greqia e kënaqur me vendimin e Ramës, përshëndet Kotzias

Lapsi.al 18 December 2017
Varrezat e ushtarëve, Greqia e kënaqur me vendimin e Ramës,

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka përshëndetur vendimin e qeverisë shqiptare për varrezat e ushtarëve grekë në jug të vendit. Gjatë konferencës për shtyp me homologun e tij afgan, Kotzias është shprehur.

“Besoj se vendimi që u mor më 13 dhjetor dhe u publikua dje, sipas të cilit rregullohen çështjet e varrezave të ushtarëve grekë, përbën një hap kolosal edhe për t’u qetësuar shpirti i të rënëve - siç thotë populli. Por edhe një hap i besimit ndërmjet të dy vendeve tona”.

Një ditë më parë u bë publik vendimi i qeverisë shqiptare, por nuk saktësohet vendi se ku do të ndërtohen varrezat e tjera. Vendimi vjen disa ditë pas vizitës së ministrit Ditmir Bushati në Kretë, ku u shtruan për diskutim të gjitha çështjet e mbartura mes dy vendeve.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI