Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Raporti gjerman: Kush e cenon dhe frikëson median në Shqipëri

Lapsi.al 18 December 2017
Raporti gjerman: Kush e cenon dhe frikëson median në Shqipëri

“Liria e medias konsiderohet e pjesshme në Shqipëri. Kjo për shkak të presionit të fortë nga politikanët dhe pronarët e medias që çojnë në vetëcensurim, frikësim dhe dhunë kundër gazetarëve”. Ky është përfundimi i një raporti të Friedrich Naumann Foundation, një fondacion gjerman për politikat liberale.

"Frika nga humbja e vendit të punës ka qenë një nxitës i rëndësishëm i vetëcensurës midis gazetarëve". Fondacioni gjerman citon edhe Fondacionin Europian të Barometrit të Lirisë sipas të cilit frikësimi dhe dhuna kundër gazetarëve janë gjithashtu mjete që kufizojnë lirinë e medias në Shqipëri. “Një gazetar i njohur për hetimet e tij ndaj korrupsionit u rrah në mars” – thuhet në raport duke iu referuar rastit të gazetarit Elvi Fundo.

Raporti thotë se Shqipëria renditet e 18-ta nga 30 vendet e përfshira në studim, e cila merr parasysh periudhën nga korriku 2016 në qershor 2017. Studimi mat 10 faktorë që kanë të bëjnë me lirinë politike, sundimin e ligjit dhe lirinë ekonomike.

Sa i përket gjyqësorit, raporti thotë se ndryshimet kushtetuese të miratuara unanimisht nga parlamenti i vendit në korrik 2016 pritet të marrin disa vjet që të zbatohen plotësisht për të krijuar një sistem të sundimit të ligjit në përputhje me anëtarësimin e dëshiruar të Shqipërisë në BE .

Raporti vë në dukje zhvillimet pozitive në luftën kundër korrupsionit, pavarësisht nga një pikënisjeje e ulët.

“Prona private në Shqipëri nuk është e mbrojtur në mënyrë adekuate. Shqetësimi më i madh është pavarësia e ulët gjyqësore nga grupe të fuqishme politike dhe të interesit të biznesit. Zbatimi i kontratave përplaset me shumë probleme të tjera si: procedura të gjata, kosto të larta dhe korrupsion brenda gjyqësorit”, - thuhet në raport.

“Ndërmarrjet shtetërore në sektorin e energjisë si korporata e energjisë KESH dhe shpërndarësi i energjisë OSHEE ende paraqesin një rrezik të konsiderueshëm për financat publike për shkak të menaxhimit joefikas dhe politikave operacionale, megjithëse burimet e alokuara” – shkruan raporti.

"Procesi i privatizimit të kompanive shtetërore dhe aseteve të tyre, kur ato janë falimentuar, po ecën ngadalë. Privatizimi i Albpetrol, kompania shtetërore e naftës, është në pikëpyetje, pasi është shtyrë disa herë” - shton Fondacioni Friedrich Naumann. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI