Flash

Rama sulmon edhe Metën: Hidhte gurin me qetësi dhe fshehte dorën me dashuri

Lapsi.al 18 December 2017
Rama sulmon edhe Metën: Hidhte gurin me qetësi dhe fshehte dorën

Në reagimin e sotëm pas incidenteve në Kuvend që shoqëruan zgjedhjen e kryeprokurores së re të vendit, Kryeministri Edi Rama sulmoi edhe Presidentin Ilir Meta. Duke i kujtuar shprehjen e tij ‘me qetësi dhe dashuri’, Rama foli për lojë të dyfishtë të Metës gjatë kohës kur opozita protestonte me çadër në bulevard.

“Ishin po këto që sot gjuanin me tymuese, me shishe, me këpucë, me çfarë u kapte dora. Por vetëm se atëhere disa bërtisnin në çadë me të dyja këmbët në këpucën e shqyer prej kundërvënies pa ekuivok të të gjithë partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë. Disa hidhnin gurin me qetësi dhe fshihnin dorën me dashuri. Derisa i humbën edhe qetësinë, edhe dashurinë edhe tepsinë’, u shpreh Kryeministri.

Sot në Kuvend kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është treguar shumë e ashpër me të, madje e qëlloi me këpucë, si dhe lëshoi ndaj tij etiketime të forta.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI