Flash

Pamjet e patransmetuara/ Rama dhe Arta Marku nën çadër, tymuese dhe grushta në Kuvend

Lapsi.al 18 December 2017
Pamjet e patransmetuara/ Rama dhe Arta Marku nën çadër, tymuese

Caktimi i Arta Markut me votat e PS në parlament ka provokuar një reagim të fortë të opozitës, që rrethoi parlamentin me mbështetësit e saj dhe hodhi tymuese në sallë. Pavarësisht situatës, socialistët vazhduan me votimin dhe më pas betimin e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, e cila në kaosin që kishte përfshirë kuvendin, u shfaq në sallë dhe bëri betimin. Ndërkohë në sallë nuk munguan konfrontimet e opozitës me gardistët apo grushtat mes deputetëve. Fotot më poshtë sjellin në mënyrë kronologjike përplasjen në kuvend:

Para se të nisë protesta, qindra policë bllokojnë hyrjen kryesore të parlamentit

Protestuesit e PD dhe LSI bashkohen para kuvendit

Deputetët e PS dhe ministrat shfaqen me bluzat e nismës "Ti je një luledielli"

Ruçi jep fjalën Berishës, gardistët bllokojnë foltoren, konfrontohen fizikisht

Acarohet situata edhe jashtë parlamentit

Basha konfrontohet fizikisht me gardistët për të folur në kuvend

Protestuesit tentojnë të futen në parlament, përplasen me policinë

Nga hyrja tjetër e parlamentit hidhen tymuese

Opozita hedh tymuese në radhët e socialistëve brenda në parlament

Garda hap çadrat të mbrojë Ramën nga tymueset

Bujar Çela i PS qëllon me grush Kejdi Mehmetajn e LSI, socialistët thanë se i mori kartën elektronike

Salla e parlamentit mbulohet nga tymi

Situata është e njëjta edhe në oborrin e parlamentit

Arta Marku betohet në parlament, deputetët e opozitës ndezin një tymuese tjetër

Forcat e rendit bllokojnë parlamentin, qeveria izolohet brenda

Përplasjet më të forta mes militantëve të opozitës dhe policisë jashtë parlamentit

©Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra

 

 

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI