Flash

Gafa/ Kryeprokurorja e re nuk u betua mbi Kushtetutë

Lapsi.al 18 December 2017
Gafa/ Kryeprokurorja e re nuk u betua mbi Kushtetutë

Janë parë nga të gjithë momentet e zgjedhjes dhe më pas të betimit të Prokurores së Përgjithshme të përkohshme Arta Marku në sallën e Kuvendit këtë të hënë.

Por një moment u ka shpëtuar të gjithëve.

Siç duket edhe nga pamjet, prokurorja e përgjithshme nuk është betuar mbi Kushtetutë. Ndryshe nga sa kërkon ky moment ajo ka qëndruar e çliruar madje ka mbështetur duart mbi tavolinë ndërsa kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi lexonte formulën: “Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale”.

Pas leximit të kësaj formule, Marku rrëmbeu mikrofonin, përsëriti fjalën “Betohem” dhe u largua. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI