Flash

E papërmbajtura Monika Kryemadhi/ Shikoni videon tjetër, çfarë i bëri deputetëve socialistë

Lapsi.al 18 December 2017
E papërmbajtura Monika Kryemadhi/ Shikoni videon tjetër,

Sharjet dhe këpucët që Monika Kryemadhi i hodhi Edi Ramës në parlament i kanë ndarë qytetarët kryesisht në dy grupe, pro dhe kundër sjelljes së saj.

Grupi i parë e justifikon dhe projekton tek ajo të gjithë mllefin që provokon arroganca e qeverisjes së Edi Ramës duke shpërfillur çdo falsitet të etikës. Grupi i dytë e gjykon sjelljen e saj të papërshtatshme për një zonjë, që në çdo situatë e ka për detyrë të ruajë vetëkontrollin.

Por në të dyja rastet, është e sigurtë se kryetarja e LSI-së ia doli t'i kthejë të gjithë prozhektorët nga vetja në një moment kyç të politikës. Duhet llogaritur këtu se video virale në rrjetet sociale, la në hije edhe akuzat dhe denoncimin e Lulzim Bashës në seancë.

Por një video tjetër nga seanca parlamentare, tregon se si Monika Kryemadhi u kthye në problem për socialistët edhe gjatë votimit. Ajo mblodhi kartat elektronike të deputetëve të PS, duke rrezikuar t'i lërë pa votuar kryeprokuroren Arta Marku. Kryemadhi nuk ngurroi të përleshej me Ulsi Manjën, në përpjekje për t'ia marrë kartën nga duart. Veprimet e saj detyruan Taulant Ballën të mbledhë kartat e demokratëve, që i kishin harruar në tryezë.

Ky shkëmbim kartash elektronike ka vënë në dyshim edhe votimin për kryeprokuroren e re. Video e siguruar nga Lapsi.al tregon një Monikë të papërmbajtur në parlament, shikojeni:

https://www.youtube.com/watch?v=HhJN6qoEcPo&feature=youtu.be

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI