Flash

Analiza/ Luli dhe Monika kundër propozimit të Berishës?

Lapsi.al 18 December 2017
Analiza/ Luli dhe Monika kundër propozimit të Berishës?

Në pak ditë socialistët e realizuan atë që donin. Arritën që shoqëria civile të tridhej për të mos dhënë kandidaturat për KLP. Thanë se do e zgjidhin vetë kryeprokurorin e përkohshëm deri sa të vinte koha që të zgjidhej në një mënyrë të rregullt një i përgjithshëm. Thanë se do e bëjnë vetëm me votat e tyre dhe pa vetting. I Arritën të gjitha këto.

Dyshja PS-LSI megjithë përpjekjet perpos disa pak njerëzve që mblodhën në shesh dhe bombave tymuese që lëshuan në kuvend, nuk e ndalën dot këtë proces. Rilindja e zgjodhi me 69 vota (pra as me shumicë të thjeshtë, Arta Markun).

Tani pyetja është se ç’do të bëjë opozita më pas?

Pasi ka vërtetuar siç dëshmoi edhe ky votim se kryeministri e lexon si të dojë kushtetutën, çifti PD LSI ka vetëm pak zgjedhje.

Njëra është ajo që propozoi Berisha: Pra djegja e mandateve të të gjithë deputetëve. “Azgjesimi i mandateve” e quajti ish kryeministri këtë lloj filimi të një krize parlamentare.

Por ky propozim u hodh menjëherë poshtë nga Monika Kryemadhi, e cila duke ditur se si i ka fituar votat LSI, deklaroi se ato janë mandate të fituara me “gjak dhe djersë”.

Më pranë Kryemadhit ka qenë edhe Basha i cili doli nga mbledhja e përbashkët e partive të opozitës me propozimin për të filluar protestat në janar. Edhe Luli i trembej njësoj si Monika, humbjes se mandatit të deputetëve që mezi i futi vetë në listë duke përjashtuar krejtësisht PD-në e vjetër.

Tani kur të gjitha palët në opozitë bien dakord se Rama po kap shtetin, se ai u soll kështu me prokurorin sepse do të mbylle dosjet hetimore, sepse ai do të minojë reformën konsensuale në drejtësi, a ka kuptim që të ketë divergjenca për mënyrën se si ndalet kjo?

Propozimi për protesta në janar duket tejet i butë për gjëmën që Basha dhe Kryemadhi pretendojnë se ka ndodhur. Ata do të mbledhin disa njerëz, do të bëjnë këtë dy tre herë duke i shpërndarë paqësisht deri sa protestusit të vijë e të zvogëlohen dhe protesta të zbehet.

Dhe kjo nuk është zgjidhja e duhur nëse ata besojnë se vendi është në pikë kritike. Nëse vërtet ata janë të bindur për këtë, aksioni duhet të jetë shumë më radikal.

Ndaj propozimi i Berishës është një zgjigje. Ai është një akt që i tregon shqiptarëve dhe botës se Shqipëria nuk ështënjë vend normal, por një demokraci vërtet në krizë.

Kur votat e opozitës nuk përfillen në parlament, kur shumica i zgjidh punët vetëm me kartonat e saj, ç’i duhen opozitës mandatet? Apo thjeshtë sa për të treguar, se Grda, Salianjisi, Balliu, Kërpaçi dhe Brahimllari janë deputetë???

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI