Flash

Pranga kontrollorëve të Kapshticës, merrnin 7 mijë euro për azilkërkuesit

Lapsi.al 17 December 2017
Pranga kontrollorëve të Kapshticës, merrnin 7 mijë euro

Një kontrollor i pikës së kalimit kufitar Kapshticë dhe dy persona të tjerë u arrestuan, sepse lejonin kalimin e azilkërkuesve shqiptarë për në Francë, ndër ta edhe të fëmijëve të mitur, të pashoqëruar nga prindërit. Kontrollori dhe sekserët paguheshin rreth 6-7 mijë euro.

Të arrestuarit janë Artan Ceno, 44 vjeç, punonjës policie me detyrë kontrollor në pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, Majlinda Seiti, 52 vjeçe, lindur e banuese në Korçë dhe Adriano Kocoli, 52 vjeç, lindur e banues në Korçë.

Azilkërkuesit kalonin përmes kufirit të gjelbër drejt Greqisë e Maqedonisë në mënyrë ilegale, mes tyre me destinacion final Francën për azil kërkim.

Të arrestuarit "kanë kaluar nga kufiri i gjelbër, fëmijë të mitur, të cilët më pas kërkonin azil si të pashoqëruar, në vende të ndryshme të Europës" njofton policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI