Flash

Ambasadorja e Holandës: Investitorët ikin prej korrupsionit!

Lapsi.al 17 December 2017
Ambasadorja e Holandës: Investitorët ikin prej korrupsionit!

E pyetur nga Monitor, se përse largohen investitorët e huaj nga Shqipëria, ambasadorja hollandeze në Tiranë e ka drejtuar gishtin nga korrupsioni dhe burokracia. Dewi Van de Weerd thotë se investitorët e vendit të saj janë të interesuar për të investuar, por shohin si pengesë pikërisht korrupsionin

"Për të përmirësuar klimën e biznesit është e rëndësishme të kuptohet, se për kompanitë është thelbësore që politikat e investimeve, por edhe rregulloret fiskale, të jenë të qarta dhe të parashikueshme. Prokurimi publik duhet bërë në një mënyrë të drejtë dhe transparente. Investitorët e huaj nuk duhet të largohen nga procedurat e shtrenjta dhe të komplikuara. Investitorët holandezë i pranojnë përmirësimet në klimën e biznesit, por korrupsioni dhe burokracia vazhdojnë të jenë pengesa" ka thënë ambasadorja.

Holanda është investitori i dytë me 14% të totalit të investimeve në Shqipëri. Sipas Zyrës Qendrore Holandeze të Statistikave, ambasadorja thotë se ka rritje me 30% krahasuar me vitin 2014. Vitin e kaluar, qeveria e shpalli si vitin me investimet më të larta ndonjëherë.

Të këshilluara

Pranga policit të kufirit në Vlorë

Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesa ka arrestuar një punonjës të policisë kufitare të Vlorës të akuzuar për korrupsion pasiv. Operacioni është koduar “...

20:44

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI