Flash

Tre mesazhet e Bashës para protestës së të hënës

Lapsi.al 16 December 2017
Tre mesazhet e Bashës para protestës së të hënës

Në një përpjekje ekstreme për të kapërcyer skepticizmin e përhapur prej tij që prej marrëveshjes me Edi Ramën në maj, Lulzim Basha ka radikalizuar sot tonet për të mobilizuar ithtarët e tij për mitingun që do të zhvillojë të hënën në mëngjes para parlamentit. I përkrahur edhe nga LSI që ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në këtë protestë pas përfundimit të mbledhjes me krerët e rretheve dhe deputetët e PD-së, kreu i opozitës ka dalë para mediave, ku ju ka bërë thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen. në këtë ashpërsim të gjuhës ai ka dërguar tre mesazhe kryesore.

Së pari se zgjedhja e një prokurori të përkohshëm vetëm me votat e shumicës do të shkatërrojë demokracinë në vend, dhe do të destabilizojë vendin. Së dyti se ai nuk ka ndërmendur të falë kundërshtarët e korruptuar si Rama, Tahiri, Dako e Sejdini. Dhe së treti duke i bërë një goditje nën brez kundërshtarëve…

1

Basha përligji protestën që do të ndërmarrë të hënën në ora 09 30 me faktin se Rama ka shkelur Kushtetutën dhe me prokurorin e përkohshëm do të pengojë hetimet për të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

Pas tre vjetësh përpjekje për reformën në drejtësi rezultati është ky: Të hënën do të emërohet një Prokuror i Përgjithshëm politik, pa Vetting, nga politikanë të korruptuar dhe të inkriminuar.

Ky është fundi i Kushtetutës dhe i shtetit të së drejtës në Shqipëri. Edi Rama uzurpoi në mënyrë të dhunshme kompetencat që Kushtetuta ia jep Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Farsa që shqiptarët po shohin në Kuvendin e Shqipërisë është e paramenduar dhe e parapërgatitur me qëllim të caktuar.

Njerëzit e Edi Ramës janë nën hetim: Saimir Tahiri nën hetim për trafik ndërkombëtar droge, Vangjush Dako nën hetim për lidhje me krimin e organizuar, Kompania e Qazim Sejdinit nën hetim për trafik droge. Ahmetaj, Gjiknuri, Beqaj dhe të tjerë janë përfshirë në skemat korruptive. Prokurori i Edi Ramës do të kërkojë të pengojë hetimet për njerëzit e Ramës.

Kapja e prokurorit një akt që do të shkatërrojë demokracinë në vend, dhe do të destabilizojë vendin.

2

Lulzim Basha është përpjekur të garantojë të gjithë ata që e shohin me dyshim se ai mund të bëjë kompromise me kryeministrin (shih editorialin poshtë) është zotuar se ai nuk do të tregohet as tolerant, as nuk do të falë Edi Ramën, Tahirin, Dakon, Sejdinin që ai i quajti si të dyshuar në krim dhe as Ahmetajn, Gjiknurin dhe Beqen që ai i cilësoi sit ë përfshirë në skema korruptive. Duke folur se Rama po e kërkon prokurorin e përgjithshëm për të shpëtuar ata dhe veten Basha i bëri thirrje edhe shqiptarëve mos tolerojnë më pasi kanë toleruar, kanabisin, bandat, krimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve.

3

Lulzim Basha u ka dhënë një goditje nën brez ndërkombëtarëve të Tiranës që për shumëkënd vazhdojnë të mbështesin Edi Ramën. Duke u nisur nga shqetësimi i vizitës blitz të ministrit të brendshëm francez Gerard Collomb, që ishte të premten në Tiranë për të parandaluar fluksin e shqiptarëve që kërkojnë azil në vendin e tij, Basha ka tentuar të vërë “gishtin në plagë”. Nëse politikat e BE dhe artikujt e mediave perëndimore flasin për masa burokratike që të pengojnë vërshimin e azilantëve shqiptarë drejtë BE (në francë ky fluks është më i madh se ai i atyre që vinë nga vendet e luftës si Siria, Iraku, Sirilanka), Basha ka bërë apel se kjo nuk mund të arrihet pa rrëzimin e Edi Ramës. Motoja e tij ka qenë: Sa të jetë Rama kryeministër kufijtë e BE do mbushen me emigrant dhe krimi do të eksportohet drejt vendeve perëndimore. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI