Flash

PS u marr firmat për kryeprokurorin, deputetët: Nuk dimë për kë kandidat votuam

Lapsi.al 16 December 2017
PS u marr firmat për kryeprokurorin, deputetët: Nuk dimë për

PS duket e vendsour për të zgjedhur sa më shpejt kryeprokurorin e përkohshëm. Në seancën plenare të së enjtes kjo parti ka mbledhur firmat e deputetëve të saj për Kryeprokurorin e ri. Kështu janë shprehur deputetë socialistë të cilët kanë thënë se u është paraqitur një fletë e bardhë gjatë seancës së Kuvendit, ku nuk shkruhej asgjë dhe iu është kërkuar të hedhin firmën për të propozuar një kandidat për pasardhësin e Adriatik Llallës.

"Na kërkuan firmat për Kryeprokurorin në një fletë të bardhë ku nuk shkruhej asgjë. Nuk e dimë se për cilin kandidat kemi firmosur", - pohojnë katër deputetë të PS për Report TV.

Ndërkohë, votimi për zgjedhjen e Kryeprokurorit të përkohshëm është parashikuar të kryhet seancën e ditës së hënë, ndërsa dje Komisioni i ligjeve dorëzoi një ditë më parë raportin në Kuvend vetem me tre kandidatura duke përjashtuar 4 të tjera, që sipas mazhorancës nuk plotësonin kushtet. Tre kandidaturat e miratuar nga mazhoranca janë:  Ferdinand Elezi, Arta Marku dhe Ermira Tafani.

Nga ana tjetër opozita është shprehur se nuk do ta lejojë kapjen e Prokurorisë nga mazhoranca dhe ka lajmëruar për një protestë ditën e hënë në orën 09:30 para Kuvendit, aty ku do të mbahet votimi për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI