Flash

Mediat në Prishtinë: Peticioni për të ndryshuar ligjin e Gjykatës Speciale, i shtyrë nga Thaçi e Haradinaj

Lapsi.al 16 December 2017
Mediat në Prishtinë: Peticioni për të ndryshuar ligjin e

Zyrtarët më të lartë shtetërorë i kanë dhënë shtytje organizimit të peticionit të shoqatave të dala nga lufta, nëpërmjet të cilit synohet t’i ndryshohet mandati Gjykatës Speciale në Kosovë. Në funksion të kësaj, lobingjet kanë nisur edhe në Shtetet e Bashkuara. Kështu shkruan sot e përditshmja 'Koho Ditore', sipas së cilës njjë deputet i partive në koalicionin qeveritar, ka folur shkurt në kushte anonimiteti, kur është pyetur nëse, para se të nisin peticionin, organizatat e dala nga lufta kanë marrë sinjale mbështetëse prej krerëve shtetërorë.

“Jo sinjale, por detyrë”, ka thënë ai. Një burim tjetër, ndërkaq, ka bërë me gisht tek iniciuesit e vërtetë të peticionit.

“Është i cytur nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj. Ka më shumë se tre muaj që ka nisur të shihet mundësia për ta bllokuar këtë gjykatë.

Fillimisht kanë dashur ta provokojnë Vetëvendosjen, që ajo ta iniciojë rrëzimin e gjykatës. Tash po shkojnë me këtë variantin, me shoqatat”, ka thënë ky burim për KD.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI