Flash

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

“Bombat” që mund t’i plasin Bashës në dorë

Lapsi.al 16 December 2017
“Bombat” që mund t’i plasin Bashës në dorë

Prej disa javësh opozita është futur në një spirale haluçinante kërcënimesh duke lënë të kuptohet se ka në dispozicion dosje që do të trondisin politikën shqiptare. Njerzit e saj u thonë gazetarëve se tashmë Gjushi i Durrësit është kapur duke dhënë pasuri publike në këmbim të votave. Eksponentë të lartë janë gati të vënë bast se Lala i Elbasanit është përgjuar me kriminelë.

Këtyre fjalëve të korridoreve u jep vulën e vërtetësisë edhe vetë Lulzim Basha i cili shfaqet herë në tribunën e parlamentit dhe herë në atë të selisë blu, për të deklamuar: “Do ta shihni se çfarë do të dalë së shpejti”.

Por, prej javësh asgjë nuk ndodh dhe idhtarët e opozitës kanë filluar të lodhen nga kjo lojë kukamëshefti që më shumë i ngjan një shantazhi.

Pikërisht, kjo, frika se mos gjithçka po përdoret për shantazh është rreziku më i madh që mund të zhvlersojë edhe denoncimet që janë bërë deri më tani edhe ato që premtohen të bëhen në të ardhmen.

Këtë ndjenjë të keqe e përforcon edhe më shumë mënyra se si janë sjellë dy partitë tona të mëdha, me skandalet që kanë pasur në dorë.

Po të shohim tani, menjëherë pas shpërthimit të aferës Tahiri, socialistët janë hedhur në një sulm frontal për të zhvendosur vëmendjen drejt mendësisë: “Të gjithë jemi njësoj”.

Të tronditur fort nga dosja italiane e Habilajve ata po ngrejnë njhë stuhi në gotë për paratë që Lulzim Basha ka paguar në ShBA për lobing, për mënyrën se si qeveria Berisha ka privatizuar Rapiscanin, për kulisat si u mbyll nga prokuroria privatiizimi i dyshimtë i CEZ. (lexo poshte/ arkiva Lapsi.al/ shkrimet për këto tema).

Natyrisht në gjithë këtë zhurmë ka pak vullnet për të bërë drejtësi. Nuk ka budalla në këtë vend që nuk e di se si paguhen para të zeza për lobing, nuk ka njeri që mbeti t’a mësojë sot aferën korruptive të Rapiscan, apo milionat që dolën nga bankat menjëherë pas privatizimit të CEZ.  Edhe rilindasit aty i kanë patur prej 5 vitesh dhe nuk e kanë vënë ujin në zjarr për to.

E po të zbresësh më larg në kohë, njësoj kanë vepruar edhe demokratët kur ishin në pushtet. Sapo plaste skandali i Gërdecit, ata nxirrinin të parët dokumentët e lejeve të ndërtimit për të treguar se Delijorgji qe i Ramës. Sapo një investitor pakistanez akuzonte vajzën e Berishës, makineria e propagandës së PD fillonte fliste për pallatin e paligjshëm të Linda Ramës. Dhe çuditërisht sapo njëra palë e ulte rritmin edhe denoncimet e karhut tjetër shuheshin si me magji.

Pikërisht këto raste paralele dhe dhjetra të tjera si këto, kanë krijuar në publik idenë se të gjitha krahët e politikës shqiptare as nuk kanë dërmend t’i zbardhin skandalet e njëri-  tjetrit, as nuk kanë ndërmend të bëjnë drejtësi, as nuk kanë qëllim t’i shkojnë deri në fund të vërtetës.

Ato kanë lënë prej kohësh përshtypjen se gjithçka e mbajnë të arkivuar, vetëm si shantazh ndaj kundërshtarit, apo si gurin e fundit për të mbuluar mëkatet e veta.

Kjo bindje e krijuar prej vitesh është mallkimi më i madh për skandalet e papublikuara që opozita pretendon se disponon. Cilado qoftë arsyeja që ajo i mban në sirtar, cilado qoftë axhenda që ka planifikuar, apo cilido të jetë përfitimi politik që kërkon të nxjerrë prej çështjeve që i përkasin drejtësisë, ajo rrezikon të korruptojë ndejshëm efektin e “bombave” që ka në dorë.

Ç’do ditë që kalon në heshtje, është një “boomerang” për Lulzim Bashën. Ç’do ditë që ai mban të fshehur nga publiku i gjërë, atë që pretendon se di, është një minus në besueshmërinë për të. Ç’do ditë që i kalon pa nxjerrë provat është një krim edhe më i madh, sesa ajo që mendon dikush: se ai nuk ka pasur asnjë dosje dhe ka bllofuar që prej dy muajsh.

Prandaj, pas gjithë këtyre kohëve, Basha nuk i ka lënë vetes alternativë tjetër: ai ose duhet të flasë konkretisht, ose duhet të heshtë njëherë e mirë.

Të këshilluara

Rruga qorre që po ndjek Kosova

1. Për ta larguar mjegullën dyvjeçare që është krijuar me temën e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, iu ktheva një burimi të cilit i besoj, analizës së ...

09:46

Albini në burgun e idolatrisë

Ndërsa Albin Kurti ka kapërcyer për të kush e di të satën herë derën e rëndë të një burgosjeje politike, të gjitha mediat shqipëfolëse në Kosovë po ziejnë për p...

20:49

Farsa qesharake e çiftit Lu- Vlahutin

Sa herë që vihet në provë thënia se historia kur përsëritet, më shumë i ngjan një farse sesa një tragjedie, po aq herë ajo rezulton e vërtetë. Këtë na kujtoi ed...

16:43

Jo, Brukseli nuk e ka shitur Ramën

Udhëtimi i Edi Ramës në Bruksel, që është padyshim lajmi më i mirë pro kryeministrit, pas muajsh e muajsh të tërë goditjesh të pandalshme, i ka lënë të befasur ...

17:18

Sa po i kushton Bashës foto me Trump?

Nuk ka asnjë dyshim se Edi Rama i ka vënë në resht rilindasit e vet për të përdorur shumat marramendëse të paguara nga PD në ShBA, për të tërhequr vëmendjen nga...

13:29

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI