Flash

Zbulohet çfarë tha ish-ministri Tahiri në dëshminë e tij te Krime te Rënda

Lapsi.al 15 December 2017
Zbulohet çfarë tha ish-ministri Tahiri në dëshminë e

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka dëshmuar paraditen e sotme në Gjykatën e Krimeve të rënda pas vendimit për t’i bllokuar pasaportën. Pas dëshmisë 60-minutëshe, gjykatësja ka firmosur vendimin që lë në fuqi masën për bllokimin e pasaportës, çka pengon ish-ministrin Tahiri të dalë jashtë vendit.

Në nisje të seancës, Tahiri është shprehur para trupit gjykues se ka marrë dijeni për vendimin, duk u shprehur se në vazhdim do të ishte avokati i tij mbrojtës Maks Haxhia, i cili do të fliste për akuzat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Sipas avokatit mbrojtës nuk ka asnjë rrezik që Saimir Tahiri të largohet jashtë vendit, ndërsa shtoi se vendimi do të çohet në Apel. Pas avokatit të tij, ka folur edhe vetë ish-ministri Tahiri.

“Nuk ka asnjë problem nga masa shtrëngues. Nuk kas asnjë arsye të largohem jashtë vendit. Dua që të zbardhet sa më shpejt e vërteta,. Unë kam udhëtuar shpeshherë jashtë vendit, me makina të ndryshme. Por nuk kam udhëtuar me persona të inkriminuar”, - ka deklaruar Tahiri, sipas Neës24.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI