Flash

Sërish rrezik përmbytjesh, priten reshje intensive

Lapsi.al 15 December 2017
Sërish rrezik përmbytjesh, priten reshje intensive

Instituti i Gjeoshkencës njofton se sot pasdite, e premte, datë 15 dhjetor dhe nesër, e shtunë, datë 16 dhjetor, priten reshje në pjesën më të madhe të vendit. Në pjesën Veriore dhe Jugore reshjet do të jenë shumë intensive, ndërsa në pjesën qendrore intensive, por lokalisht deri shumë intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve nuk përjashtohet mundësia e përmbytjeve lokale urbane, kjo në varësi të gjendjes së rrjetit të kanalizimeve.

Temperaturat

Nesër (e shtunë, dt.16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 °C / 16 °C

në vendet e ulëta: 13 °C / 15 °C

në vendet malore: 5 °C / 9 °C.

Era

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt.16) era do të fryjë e lehtë deri mesatare, por në zonat malore dhe në bregdet mesatare deri e fortë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI