Flash

Rama me ministrin e Brendshëm francez: Azilkërkimi do të frenohet, pengon negociatat për anëtarësim

Lapsi.al 15 December 2017
Rama me ministrin e Brendshëm francez: Azilkërkimi do të

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë për shtyp në ambientet e kryeministrisë së bashku me Ministrin e Brendshmëm Francez Gerard Collomb dhe e ka siguruar këtë të fundit se qeveria po bën çmos që fenomeni i azilkërkimit të ndalohet plotësisht.

Rama deklaroi se kjo është një sfidë dhe qeveria është e qartë se nuk mund të tejkalohet duke ndenjur që ta sistemojnë vendet që presin azilkërkim.

Natyrisht që e prekëm sic e thashë pak, temën e migracionit të paligjshëm dhe azilkërkimit, ku së bashku kemi punuar dhe do të vijojmë të punojmë. Ne nga ana jonë jo vetëm me masat e marra, por edhe për të vazhduar që t’ja bëjmë të qartë të gjithë qytetarëve se rruga e azilkërkimit jo vetëm që përbën në vetvete një rrugë të paligjshme, por nga ana tjetër edhe një rrugë pa krye, pasi siç dëshmojnë vetë ata të cilët në fund të kësaj rruge, janë detyruar të rikthehen, përkthehet në kostot individuale e familjare, por edhe të natyrës financiare. Procesi i frenimit do të vazhdojë deri në fund, qytetarët shqiptarë janë të gjithë mirëkuptues dhe të qartë lidhur me faktin se kjo është pjesë e rëndësishme e sfidës sonë të përpjekjes për çeljen e negociatave për anëtarësim.” - tha Rama.

 

Të këshilluara

Spitali Amerikan tërheq vëmendjen europiane

Health Business International, portali lider i biznesit privat shëndetësor në Europë e më gjerë, i ka kushtuar hapësirë ekskluzive intervistës me Dr. Klodian Al...

11:46

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI